Ban Ki Mun

Ban Ki Mun: Qeveria siriane është përgjegjëse kryesore për dhunën që ka ushtruar mbi popullin sirian

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, gjatë fjalës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ka deklaruar se  Qeveria siriane është përgjegjëse për pjesën më të madhe të dhunës së ushtruar mbi popullin sirian. Shumë grupe kanë vrarë sirianë të pafajshëm, por askush më shumë sesa qeveria e Sirisë, që vazhdon të bombardojë lagjet si dhe të torturojë sistematikisht mijëra të burgosur. Në fjalimin e tij të fundit para asamblesë si sekretar i përgjithshëm, Ban shprehet se “edhe klientët e fuqishëm, të cilët ushqyejnë makinerinë e luftës i kanë përlyer duart e tyre në gjak”.  “Të pranishmit në këtë sallë janë përfaqësues të qeverive që kanë injoruar, lehtësuar, financuar, që kanë marrë pjesë apo planifikuar dhe që kanë kryer mizoritë e shkaktuara nga të gjitha anët e konfliktit të Sirisë ndaj civilëve sirianë, ka thënë mes tjerash  sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Rinumërimi i votave zbulon dallime të mëdha: rreth 15 mijë vota ndryshim, PDK dhe LVV më të prekura

Procesi i rinumërimit të votave për kandidatë për deputet në disa komuna të Kosovës ka …