Amerika nuk i ka dhënë vizë Lubisha Dikoviqit, jo për shkak të Rusisë, por për krimet që ai ka kryer në Kosovë

Amerika nuk i ka dhënë vizë Lubisha Dikoviqit, jo për shkak të Rusisë, por për krimet që ai ka kryer në Kosovë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Beograd ka refuzuar t’i japë vizën shefit të Shtatmadhorisë së Serbisë, gjeneralit Lubisha Dikovoq, bën të ditur “Danas”. Sipas veprimtarëve për të drejtat e njeriut, Sonja Biserko të presidentes së Këshillit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, dhe Nemanja Stjepanoviq, nga Fondi për të Drejtën Humanitare. refuzimi nga SHBA i vizës për gjeneralin serb Dikoviq ndodh për shkak të krimeve të luftës në Kosovë dhe jo për shkak të raporteve të tij me Rusinë. Sipas autoriteteve zyrtare të Serbisë, amerikanët fillimisht e kishin ftuar gjeneralin Dikoviq të mbante një ligjëratë ushtarake në SHBA, por pastaj kishin refuzuar t’ia japin vizën. Brigada 37 e Ushtrisë Jugosllave, e komanduar nga Dikoviq gjatë sulmeve nëpër fshatra  e Drenicës ka kryer krime kundër  civilëve shqiptarë. Kufomat e një numri të këtyre viktimave janë gjetur në varrezat masive në Serbi, ndërsa Dikoviq as pjesëtarët e njësisë së tij asnjëherë nuk kanë dhënë përgjegjësi për krimet e kryera. Dikoviq gëzon përkrahjen e këtij pushteti, sikundër edhe atij paraprak, si dhe të Prokurorisë serbe për Krime të Luftës.  Ai  pas refuzimit të vizës nga Ambasada amerikane, ka pranuar se ishte pjesëmarrës në luftën vrastare kundër shqiptarëve, të cilën e quan luftë heroike.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …