Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkon që të pezullohet taksa ndaj produkteve serbe ose do të ketë pasoja

Amerika paralajmëron qytetarët e vet në Kosovë për rrezik të sulmeve terroriste gjatë festave të krishtera

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar qytetarët e saj në Kosovë për rrezik të shtuar të sulmeve terroriste gjatë festave katolike dhe ortodokse. Në njoftim thuhet se qytetarët amerikanë duhet të tregojnë kujdes të shtuar për shkak se ekstremistët vazhdojnë të përqendrohen në vende turistike, qendra tregtare, kafene dhe objektiva tjera të lehta. Departamenti i Shtetit dëshiron të paralajmërojë qytetarët amerikanë për rrezikun e shtuar të sulmeve terroriste në Kosovë, sidomos gjatë festave. Qytetarët amerikanë duhet të tregojnë kujdes në festa dhe në ngjarjet rreth festimeve katolike dhe ortodokse të Pashkëve”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Banka Botërore e radhitë Shqipërinë me inflacion 13.2%, Kosovën 19.2%, Serbinë 19.3%, Maqedoninë 21.5% Malin e Zi 23.1%

Ngërçi politik rrezikon stabilitetin ekonomik të Kosovës – paralajmërimet e Bankës Botërore injorohen

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës për gati katër muaj po thellon pasiguritë ekonomike dhe institucionale …