Organizata luftarake Hamas njoftoi se mbi 5.000 raketa janë lëshuar mbi Izraelin gjatë Operacionit, "Përmbytja Al-Aksa"

Amerika propozon një projekt-rezolutë në KS të OKB-së, për armëpushim të përkohshëm në luftën midis Izraelit dhe Hamasit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë propozuar një projekt-rezolutë në Këshill të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që bën thirrje për armëpushim të përkohshëm në luftën midis Izraelit dhe Hamasit. Projekti  kundërshton edhe një ofensivë të madhe tokësore që Izraeli po planifikon ta ndërmarrë në Rafah të Gazës jugore. Uashingtoni, deri më tash, nuk e ka përdorur fjalën armëpushim në ndonjë veprim të OKB-së sa i përket luftës Izrael-Hamas. Megjithatë, projekti, të cilin e ka përkrahur Joe Biden, është biseduarme   kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu. Projekti përcakton se në rrethanat aktuale, një ofensivë e madhe tokësore në Rafah do të rezultonte me dëme të tjera për civilët dhe me zhvendosjen e tyre të vazhdueshme, duke përfshirë potencialisht edhe në vendet fqinje”. Izraeli ka nisur luftën në Gazë, pasi militantët e Hamasit, që e kontrollojnë këtë enklavë, kanë sulmuar më 7 tetor Izraelin, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë pengje qindra të tjerë. Sipas autoriteteve shëndetësore në Gazë, mbi 28.000 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …