Andrej Nicolaidis: Ideja e Serbisë së madhe është fatkeqësi për popujt përreth saj dhe për vetë Serbinë

Andrej Nicolaidis: Ideja e Serbisë së madhe është fatkeqësi për popujt përreth saj dhe për vetë Serbinë

Tridhjetë vjet dhe katër lufta të humbura, përsëri në Serbi të gjithë në të njëjtën gjë

Tridhjetë vjet e dy muaj më parë, më 19 nëntor të vitit 1988, qytetarët e Serbisë u mblodhën në Ushqe dhe i dhanë Sllobodan Millosheviq mandatin për të krijuar – një Serbi të madhe. Në atë kohë kjo dukej e realizueshme  dhe Serbia ishte e fortë. Dukej se të gjithë ata që kundërshtonin vullnetin e popullit më të madh, në  Jugosllavi, do të shtypeshin si  insekte të një kënetë, në një rrugë që historia i shkel…

Serbia në Kosovë u mund nga shqiptarët të trajtuar nga nacionalizmi serb si një komb inferior

Serbia e Bashkuar, ndërkohë, nga kategoria e domosdoshmërisë historike u zhvendos në kategorinë e një përbindëshi, që nuk mund  të imagjinohet, për veç  atyre që e duan dhe që ende e kanë në mendje. Ndërkohë, Serbia ka vendosur atë që duhet të shpallet  një rekord botëror në luftërat e humbura: katër luftëra të humbura për nëntë vjet. Ky vend tashmë është i zënë ngushtë, është më i varfër jo vetëm nga Sllovenia dhe Kroacia, por edhe Mali i Zi, dikur  ish Republika jugosllave më e varfra, tani është  ekonomikisht më të suksesshme  sesa Serbia, Serbia në Kosovë u mund nga shqiptarët, të trajtuar nga nacionalizmi serb si një komb i ulët,  së më inferiorë nga të gjitha qeniet inferiore, si “mbetjet gjenetike të Ballkanit” siç përshkruhen shqiptarët  nga (shkrimtari më i madh serb), Dobrica Çosiq.

Nga Serbia e Madhe ajo mbeti një zhgënjim  i madh. Kishte një ëndërr hakmarrjeje për të gjitha humbjet. Ajo mbeti me shpresë për këto tridhjetë vitet e fundit, siç është shprehur edhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, që thotë se Serbia  ka humbur vetëm gjysmën  e parë të lojës, dhe Serbia e Madhe do të vijë në gjysmën e dytë, në finale.

Shpresat për Serbinë e Madhe, serbët  i kanë varur te Putini

Vladimir Putini, arriti në Beograd dhe një shumicë e madhe njerëzish  erdhi për ta takuar atë. Një ditë pas vizitës, lexojmë se demokracitë përshkohen nga një emocion i tillë i liderëve, madje edhe i udhëheqësve të vendit. Kjo nuk është e vërtetë. Serbia nuk është një vend demokratik. por Gjermania, është. Në vitin 2008, Obama foli në Berlin. Një masë e  tërë njerëzish rreth 200.000 gjermanë erdhën për të dëgjuar atë, që ai kishte për të thënë. Njerëzit e duan shpresën dhe ata shpresonin te Obama.   Ndërsa Putini  serbëve u shet shpresë se gjërat do të kthehen dhe se në fund do të fitojnë.

Në anën tjetër duhet të jetë e qartë se përsëritja e luftërave të humbura, nuk do të ketë më asnjë  fitore, përveç se tani është më se e qartë se ideja e një Serbie të madhe, është fatkeqe, jo vetëm për gjithë popujt përreth, por edhe për vetë serbët. Por njerëzit që janë hedhur në gjunjë para Putinit, nuk mendojnë kështu. Putini është shumë i rëndësishëm, i mirëpritur në Beograd si udhëheqës i një politike anti perëndimore, të cilën Serbia e fajëson për të gjitha fatkeqësitë dhe humbjet e saj. Masa u mblodh dhe shprehu jo vetëm dashurinë për Putinin, por edhe urrejtjen ndaj Perëndimit… (Pjesë nga një koment i gjatë, i gazetarit, Nicolaidis,  botuar në Al-Xhazira)

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kritikon kryeministrin, Albin Kurti për përçarjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për përçarjen e shqiptarëve në …