The Telegraph: Gjyqtarët për krimet e luftës të Gjykatës Speciale duhet të largohen nga detyra për “shpërdorim të autoritetit”

DW: Si funksionon Gjykata Speciale kundër UÇK-së, në Hagë?

Zyra e Prokurorisë së Specializuar të Republikës së Kosovës e zhvendosur në Hagë nisi intervistimet. Si funksionon kjo strukturë dhe cilat janë kushtet për ngritjen e akuzave? Java e dytë e janarit 2019 mund të ishte edhe një javë e zakonshme për stafin e Zyrës së Prokurorisë së Specializuar, të Republikës së Kosovës të zhvendosur në Hagë, sikur media të panumërta nga Kosova të mos kishin zënë rrugën Saturnstraat në qytetin bregdetar të Holandës. Në ndërtesën numër 9 të kësaj rruge disa nga rreth 60 hetuesit e kësaj prokurorie intervistuan dy ish-komandantë të UÇK-së, Rustem Mustafën dhe Sami Lushtakun. Ftesat e tyre të bëra publike nga mbrojtja sollën edhe kamerat e mediave. “Njerëzit intervistohen çdo ditë. Kjo është puna e prokurorisë” thotë zëdhënësi i kësaj zyre Christopher Bennet në një intervistë për Deutche Welle-n. Ai më tej shpjegon, se ai nuk mund as të konfirmojë nëse e pyesin, se kush intervistohet, pasi ata janë të detyruar të mbrojnë identitetin e personave të intervistuar. Ish- gazetari nga terreni i luftërave ballkanike, tani zyrtar gjyqësor, thotë, se personeli në këtë zyrë është shtuar me 60 profesionistë të hetuesisë.

 

Numri i hetuesve deri në 75

Ky numër sipas Bennet do të vazhdojë të rritet deri në kapacitetin e vet të plotë prej 75 personave. Hetuesit e speciales në mandatin e tyre duhet të punojnë vetëm mbi krimet e lidhura me raportin e Dick Marty-t , ku në mes të tjerave thuhet se “krimet e forcave serbe janë dokumentuar, denoncuar dhe gjykuar për aq sa është e mundur”. Ai vazhdoi të shpjegojë se prokuroria kosovare ka qenë bashkëpunuese me ta. Benet refuzon t’i përgjigjet pyetjes se a do të ketë bashkëpunim në drejtimin e kundërt, nëse një nga hetuesit e speciales identifikon një krim që nuk lidhet me raportin e Dick Marty-t a do t’i dorëzohet kjo prokurorisë kosovare? “Është pyetje shumë hipotetike”, thotë ai. Britaniku me shtetësi sllovene që tani punon për institucionet gjyqësore kosovare, shpjegon se prokurori kryesor Allan Tiger është duke punuar në përpilimin e aktakuzave. Ai tregon se Tiger ka punuar për Tribunalin për Ish-Jugosllavinë në aktakuzat për Mladiçin dhe MiIlosheviçin.

 

Pesë kushte për ngritjen e aktakuzave

Sipas zyrës së prokurorisë aktakuzat do të ngrihen atëherë kur ato të plotësojnë këto kushte: dëshmitë të jenë të pranueshme për gjykatën speciale; dëshmitë do të jenë në dispozicion në kohën e gjykimit; dëshmitë do të jenë të mjaftueshme të provojnë, përtej dyshimit të arsyeshëm, çdo krim të secilit person të akuzuar; se rasti do t’i mbijetojë një mbrojtjeje inteligjente dhe të informuar mirë; se rasti do të rezultojë në dënime që do të kalojnë apelin. Deri tash ky ekip dhe shumë hetues të tjerë që kanë punuar në rastet e paraqitura në raportin e Dick Marty-t nga viti 2011 kanë dështuar, që të plotësojnë kushtet edhe për një aktakuzë të vetme, prandaj ky trup i ndërkombëtarizuar i gjyqësisë kosovare ende mbetet pa dhënë ndonjë rezultat të dukshëm për publikun.

 

Një ekip prej 170 personash dhe 44 milionë euro në vit

Në qytetin e Hagës përveç prokurorëve dhe hetuesve është edhe një numër i madh njerëzish, që punojnë në kuadër të gjykatës, regjistrit dhe këshilltarëve të mbrojtjes dhe viktimave. Regjistri bën përkrahjen administrative të gjykatës dhe prokurorisë. Në këtë pjesë punojnë mbi 100 persona që së bashku me prokurorinë arrijnë numrin prej 170 të punësuarve ndërkombëtarë, të cilët paguhen nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja dhe përkrahen me donacione shtesë nga Norvegjia, Turqia dhe Zvicra. Buxheti dy vjeçar i këtij misioni është 86 milionë Euro që është i barabartë me përafërsisht buxhetin tetë vjeçar të Prokurorisë së Kosovës, e cila është nën lupën ndërkombëtare dhe duhet të ketë rezultate në luftimin e korrupsionit në Kosovë. Angela Griep, një gjermane me përvojë pune në institucionet e BE-së në Kosovë dhe një njohëse e mirë e rajonit, punon si udhëheqëse e sektorit me media dhe komunikim. Ajo gjatë më shumë se një viti pune në këtë institucion udhëton rregullisht në Kosovë, ku punon me një numër të OJQ-ve që të shpjegoj punën e gjykatës. Ajo krenohet me raportin e parë dhe faqen e gjykatës në internet ku shpjegohet puna e deritashme. Një nga punët e saj është edhe anketa me qytetarët e Kosovës rreth këtij institucioni. Ajo deklaroi disa nga rezultatet në bisedë me Deutsche Welle-n.

 

Gjykatën Speciale  shqiptarët e përkrahin më shumë se serbët

Sipas kësaj ankete të realizuar në periudhën maj-qershor 2018, 61 për qind të qytetarëve e përkrahin deri diku punën e Gjykatës Speciale të Kosovës. Shumica e tyre janë shqiptarë, ndërsa në mesin e serbëve përkrahja është vetëm 26 për qind. Në mesin e atyre që nuk e përkrahin gjykatën, 35 për qind besojnë se gjykata do të japë vendime të njëanshme, 25 për qind nuk e përkrahin, pasi mendojnë se gjykata nuk do t’i dënojë të gjithë kriminelët dhe 24 për qind nuk e përkrahin, pasi besojnë që kjo është një lojë e ndërkombëtarëve. Në përgjithësi anketa tregon një mosbesim të serbëve në këtë institucion, të cilët nuk presin rezultate nga procesi. Vetëm 2 për qind e serbëve beson, se procesi do të ketë një rezultat legjitim, krahasuar me 51 për qind të shqiptarëve që kanë këtë mendim. Një gjë që është ngritur si problematike edhe gjatë procesit të Tribunalit për Krimet e Luftës në Ish-Jugosllavi është mbrojtja e dëshmitarëve. Vetëm 2 për qind e serbëve mendojnë, se kjo do të bëhet mirë. Për këtë Griep tregon se tashmë gjykata ka ndërmarrë hapat në këtë drejtim, por ajo heziton të japë detaje për shkak të ndjeshmërisë së procesit. Griep shpërndan fletëpalosjen, ku shpjegohet se mbrojtja e dëshmitarit do të bëhet edhe me “ndërprerje të transmetimit dhe fshehje të plotë e dëshmive nga publiku”.

Puna e deritashme

Prokuroria nuk ka arritur që të ngrejë asnjë akuzë, përkundër rreth 700 mijë faqe material të ,mbledhur nga UNMIK-u, EULEX-i, prokuroria e Kosovës, Dick Marty e shumë aktorë të tjerë. Mirëpo siç edhe shprehet Bennet, puna vazhdon dhe intervista bëhen tërë kohën. Në pjesën e gjykatës janë përcaktuar rregullat e procedurës dhe është punuar në komunikim me publikun si dhe “organizim të sigurisë dhe përkrahjen e aktiviteteve gjyqësore, duke ofruar shërbime të gjykatës përkthime, mbrojtje të dëshmitarëve, pjesëmarrje të viktimave, shërbime të arrestit si dhe të bashkëpunimit gjyqësor”. Në këtë gjykatë unike në botë është përcaktuar edhe Ombudspersoni, i cili do të merret me ankesat e shkeljeve të të drejtave të të akuzuarve, viktimave apo kujtdo që ka punë me institucionin.

 

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …