Anëtarë të Komisionit për Mbikëqyrjen e FSK-së kanë konfirmuar se në këtë datë nuk do të ketë formim të ushtrisë. Projektligjet e ushtrisë që mundësojnë transformimin e misionit të Forcës dhe të Sigurisë së Kosovës në misionin ushtarak kanë kaluar në leximin e parë në Kuvendin e Kosovës, por pavarësisht zërave që ky proces do të finalizohet më 28 Nëntor, anëtarë të Komisionit për Mbikëqyrjen e FSK-së kanë konfirmuar se në këtë datë nuk do të ketë formim të ushtrisë. Pavarësisht se tri projektligjet për transformimin e Forcës dhe të Sigurisë së Kosovës në ushtri janë votuar para një muaji në leximin e parë në Kuvendin e Kosovës ende nuk dihet saktësisht se kur këto projektligje do të risillen në Kuvend për leximin e dytë. Madje, drejtues të Komisionit për Mbikëqyrjen e Forcës dhe të Sigurisë së Kosovës thonë së 28 Nëntori nuk do të jetë data e formimit të ushtrisë, siç është deklaruar nga zyrtarë shtetërorë nga Serbia, të cilët formimin e ushtrisë e kanë lidhur me Festën e Flamurit.
Kontrolloni gjithashtu
Visar Ymeri: Osmani dhe Kurti duhet t’i shpjegojnë qytetarëve ndryshimin e qasjes së tyre
Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, ka kërkuar që presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin …