Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, anëtar i kryesisë së kësaj partie, Xhavit Haliti, beson se koalicioni PDK-AAK-Nisma i ka votat e mjaftueshme për ta konstituuar kuvendin dhe për ta formuar Qeverinë e re.”. Ai ka thënë për gazetën “Epoka e re”, se votat për këtë koalicion do të jenë më shumë sesa mendohet. Haliti ka bërë me dije se çdo qeveri e cila merr votat e nevojshme në Kuvend mund të funksionojë pa problem deri në fund të mandatit. Haliti në këtë intervistë ka mohuar lajmin se do të jetë kandidat i PDK-së për kryekuvendar, duke e konsideruar këtë spekulim mediatik. “Kandidati ynë për kryekuvendar është Kadri Veseli, i cili ka mbështetjen e plotë të partisë”, është shprehur Haliti.
Kontrolloni gjithashtu
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bërë thirrje Kosovës e Serbisë të angazhohen më shumë në normalizimin e marrëdhënieve
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen më shumë …