Kryeministri Haradinaj po qëndron në Berlin në vizitë njëditore ku do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel

Angela Merkel për 16 vjet kancelare e Gjermanisë, ishte pranë Kosovës, thotë Ramush Haradinaj

Angela Merkal i ka dhënë  fund mandatit të saj, në postin e Kancelares së  Gjermanisë. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë  me këtë rast se ka qenë i nderuar që ka pasur rastin të punojë me Merkelin. Ai ka thënë se Merkeli ka qenë gjithmonë pranë Kosovës, duke kontribuar në promovimin e demokracisë dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë. “Një mike e madhe e Kosovës po mbaron mandatin e saj. Angela Merkel për gjashtëmbëdhjetë vjet kancelare e Gjermanisë, ishte pranë Kosovës, me përkushtim të lartë për ruajtjen e paqes, promovimin e demokracisë dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.  Thellësisht mirënjohës Kancelare Merkel. Ishte nder të punoja me ju”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …