Antigonë Salihu: Krijimtaria letrare e shkrimtarit Herman Hesse dhe romani Sidarta

Hyrje


I.


Tema, Letërsia gjermane e shekullit XX, ka për qëllim të nxjerrë në dritë, një segment të  rëndësinë e kësaj letërsie, jo vetëm për letërsinë dhe kulturën gjermane, por edhe për letërsinë e përgjithshme, botërore.


Duke qenë se shumë vepra të kësaj letërsie janë përkthyer edhe në gjuhën shqipe, pa dyshim se kjo letërsi  njihet mirë edhe nga lexuesit shqiptarë, të cilët në literaturën shkollore kanë mësuar e mësojnë veprat e Gëtesë, Shilerit, Lesingut, Tomas  Manit, Remarkut, Cvajgut, Hesses, Kafkës e shumë të tjerëve.


Letërsia gjermane është e begatshme për nga tematika që trajton, ndërkohë që disa nga krijuesit e njohur të kësaj letërsie kanë bërë emër dhe janë përkthyer në shumicën e gjuhëve të botës.


Në këtë mes krijuesish të njohur shquhet shkrimtari gjerman, Herman Hesse (1877- 1962) i cili në vitin 1946 ka fituar edhe çmimin nobël për letërsi.


Tema, të cilën do ta trajtoj lidhur me romanin “Sidarta”  të këtij shkrimtari, më bën përshtypje në radhë të parë për meditacionin e tij në trajtimin me shumë zell të  jetës së asketëve brahmanë, traditë fetare kjo, e cila  nuk ka qenë sa duhet e njohur për lexuesit evropianë. Mënyra sikur i qaset temës, shkrimtare Hesse, është e veçantë, është  shumë e kuptueshme, e rrjedhshme dhe e përmbushur me elemente narrative, të cilat shkrihen natyrshëm në tërësinë kompozicionale të veprës.


Romani “Siddharta” vazhdon të mbetet njëra ndër veprat më të lexuara të letërsisë botërore dhe pikërisht për këtë do të mundohem të zbërthej disa veçori të kësaj vepre.


Në trajtimin e kësaj teme jam shërbyer me literaturën e shkruar në gjuhën gjermane, por edhe në gjuhën shqipe si dhe me shkrime të botuara në faqe të shumta të internetit, sikur janë  shkrimet e publikuara nga  autorët:  Petraq Kolevica, Heide Soltau, Ahmet Qeriqi, Remzi Salihu, Silke Liria Blumbach e të tjerë…


 


II.


Letërsia gjermane e shekullit XX


 


Populli gjerman në shekullin XX ka kaluar nëpër një rrugë tejet specifike, për shkak të kontradiktave më mëdha sociale, politike e ideologjike si dhe rrethanave ekonomike e politike që kanë mbretëruar në botë, veçanërisht në Evropën e  shekullin XX. Pavarësisht rrethanave tragjike, që ka pësuar Gjermania gjatë dy luftërave botërore, por edhe shumë popuj të botës nga ideologjia naziste e Rajhut të Tretë, populli gjerman ruajti në qenien dhe shpirtin e tij besimin në njeriun, faljen dhe mirëkuptimin për popujt, plagë të mëdha të cilëve u kishte shkaktuar, Adolf Hitleri, me makinerinë e tij të luftës.


Letërsia gjermane e shekullit XX, ka shënuar ngritje të madhe cilësore me disa nga emrat më të njohur të shkrimtarëve me përmasa botërore si: Tomas  Man, Herman Hesse, Franc Kafka, Erih Maria Remark,  Stefan Cvajg, Bertold Breht, Gynter Gras, Peter Hendke, Martin Valser,  Elias Kaneti e të tjerë.  


Shkrimtari i madh gjerman Tomas Man (1875-1955) me romanin e tij “Budenbrokët”, ka përshkruar me besnikëri  shkatërrimin e një familjeje tregtarësh nga Lybeku. Në muzeun e Hajnrih dhe Tomas Manit në Lybek është ngritur një dhomë, e cila bazohet në tregimet precize të Tomas Manit. Ndërkohë që romanet e Tomas Manit, si për shembull „Mali Magjik“ (Der Zauberberg) dhe “Vdekja në Venedik“, (Der Tod in Venedig), bëjnë fjalë për perëndimin e borgjezisë së lartë të kohës.


Në krijimtarinë e shkrimtarit të madh gjerman, Herman Hesse (1877-1962) trajtohet kryesisht tema e vuajtjes së individit dhe kërkimi i vetvetes. Kjo  është tema kryesore në romanin e tij „Ujku i stepave“  (Der Steppenwolf). Në këtë roman, shkrimtari  trajton një njeri, që lufton i vetëm dhe rrezikon të thyhet nga vuajtjet e brendshme. Si “Siddhartha”, vepra tjetër e Heses që tregon një histori përrallore të kërkimit religjioz të vetvetes ashtu edhe „Ujku i stepave“ lexohen shumë, edhe prej të rinjve të sotëm. “Siddhartha” ka qenë një libër kulti, jo vetëm sepse personazhi kryesor konsumonte edhe droga. (Heide Soltau, Dojçe Vele,  18. 7. 2008).


Një rol të rëndësishëm në letërsinë gjermane ka luajtur edhe shkrimtari i madh i nivelit botëror, Franc Kafka.


Franc Kafka ka shkruar një mori me tregime, novela e romane. Ai u bë i njohur sidomos pas vdekjes, ku bota e lexuesve jo vetëm, në vendet ku flitet gjermanishtja, por sidomos në Francë, e lexoi dhe çmoi lart  krijimtarinë e këtij shkrimtari, i cili vazhdon të mbetet njëri ndër krijuesit më të lexuar, por edhe më enigmatikë  në mbarë  botën. Veprat e tij mund të kundrohen nga aspekte të ndryshme për të zbërthyer botën e tij, meditimin shumë të thellë, mbase edhe parashikimin për fatalitetin që pësoi populli hebre gjatë kohës së sundimit të Rajhut të Tretë, ku miliona hebrenj u burgosën u arratisën, u  vranë dhe u zhdukën në mënyrën më barbare, që kishte njohur ndonjëherë njerëzimi, duke përjashtuar edhe inkuizicionin mesjetar. (A. Q. Bota e trishtuar dhe absurde e Franc Kafkës).


Maria Remark është po ashtu  njëri ndër  shkrimtaret më të njohur të letërsisë  gjermane të shekullit XX. Ai lindi me 22 Qershor 1898 në Osnabrück dhe vdiq me 25 Shtator në Lokarno të Zvicrës. Biografia dhe shkrimet e Remarkut janë të prekura thellësisht nga historia gjermane e shekullit te XX, sikur janë, fëmijëria dhe rinia e tij në qytetin imperial te Osnabrück dhe Lufta e Parë Botërore. Me romanin “Asgjë e re nga fronti i perëndimit”, publikuar për herë të parë në vitin  1929, Remarku pati një njohje mbarë botërore, që vazhdon akoma dhe në ditët e sotme. Romanet më të njohura të Remarkut  janë: “Rruga e Kthimit(1931)”, “Tre Shokët (1936-1938)”, “Harku i Triumfit (1945)”, “Obelisku i Zi (1956)”, edhe “Një Natë në Lisbon  (1962)”. Veprat e Remark janë përkthyer në më shumë se pesëdhjetë gjuhë të botës.(Ballkan Web, Madame Baterflaj).


Në një mënyrë tjetër, anti borgjeze,  shkruan Elias Kaneti (Elias Canetti)  (1905-1994). I lindur në Bullgari, i rritur në Angli, Zvicër, Austri dhe Gjermani, ai jetoi pas emigrimit, më 1938, në Londër. Kaneti ishte me origjinë hebraike. Në autobiografinë e tij me disa vëllime ai tregon për jetën në kultura dhe gjuhë të ndryshme.


Nacional-socializmi dhe luftërat luajnë një rol të rëndësishëm si temë në letërsinë e re gjermane. Që nga Gynter Gras  (1927) tek Martin Valser  (1927), Bernhard Shlink  (1944) dhe Julia Frank (1970), autorët përqendrohen kryesisht në botën e brendshme të figurave të tyre, si ndikon koha tek karakteret dhe sjelljet e tyre, si jetojnë ata dhe si bëhen fajtorë.  Ky grup autorësh fillon që më 1959 me  Gynter Grasin, me romanin e tij të sunduar nga pamje surrealiste „Daullja prej teneqeje“  (Die Blechtrommel), që flet për njeriun që nuk rritet më, Oskar Matzerathin, i cili vëzhgon të rriturit me perspektiven e një fëmije. Gras u kthye me të në instancë morali në Gjermani. Fakti që ai vetë ka marrë pjesë në ushtrinë hitleriane, doli më vonë me librin e tij „Duke qëruar qepën” (Beim Häuten der Zwiebel).


Ndërkohë që autorët e vjetër kanë qenë personalisht të përzier në periudhën e nacional-socializmit, autorët e rinj sjellin tone të reja në letërsi. Bernhard Shlink me romanin e tij “Lexuesi”  (Der Vorleser), që bën fjalë për një analfabete dhe roje kampi përqendrimi, dhe Julia Frank me “Gruaja e mesditës” (Die Mittagsfrau), që flet për një nënë, e cila duke u përpjekur të shpëtojë lë në mes të rrugës fëmijën e vet. Të dy historitë janë të pazakonta, destruktive. (Heide Soltau, Dojçe Vele,  18. 7. 2008)


 


Bertolt Breht (Bertold Breht ) i njohur si Eugen Berthold Friedrich Brecht u lind më  1o shkurt të vitit 1898, vdiq me 14 gusht 1956) është njëri ndër dramaturgët  më të mëdhenj të Gjermanisë, i njohur edhe si teoricien i teatrit, poet lirik dhe kritik letrar. Brehti ka lindur në një familje borgjeze. Tekstet e tij të para i ka botuar  në vitin 1914, në kohën kur studionte mjekësinë. Në vitin 1918 shkroi dramën e tij të parë, të titulluar “Bael”, pastaj shkroi dramat: “Bubullimat e natës”, “Në xhunglën e qyteteve” e drama të tjera me të cilat u bë shumë i njohur dhe i popullarizuar sidomos për qëndrimin e tij antifashist. Në vitin 1933, regjimi i kohës dogji dhe ndaloi veprat e tij, ndërkohë që Brehti u largua nga Gjermania. Në vitin 1949 vendoset në Berlin. I frymëzuar me idetë socialiste, themeloi Teatrin epik, ku dramaturgjia ishte krejtësisht episodike.  Brehti i takon gjeneratës të dramaturgëve, të cilët në themel të artit të tyre mendonin se çdo krijim artistik  duhet të vihet në shërbim të transformimit të shoqërisë, të jetës dhe mendjes së njeriut. Ai mbështeste me forcë letërsinë e angazhuar sociale, e cila ishte e njohur në të gjitha vendet ku mbizotëronte sistemi socialist e komunist. (Danubius Forum, 13 shtator 2009)


 


III. Kthesa e madhe e letërsisë gjermane në shekullin XX


 


Kthesa më e madhe e letërsisë gjermane do të ndodh në shekullin 20. Ky shekull sjell shumëllojshmërinë e veçantisë së poetëve që kanë prekur stile dhe metoda të ndryshme. Dhuna dhe tërmetet e të dy Luftërave botërore, Revolucioni Social, Vrasja në masë, Holokausti, dëbimi masiv, kanë qenë imazhe dhe frymëzime të shumta e tronditëse, që kanë ngritur e kanë zhvilluar pikëpamje e qasje, stile të ndryshme të veprimit dhe krijimit të autorëve. Dalja nga shekulli 19 kërkonte dritare të reja, dritë shkëlqimi, për të tejkaluar shikimin njëanshëm nëpër fushën e gjerë e të shkretuar nga dhuna dhe padrejtësitë e shumta të kohës. Gjetjen e rrugës së vërtetë, në shekullin e ri njerëzimi evropian e kishte të vështirë. Andaj u bënë përpjekje të mëdha për ta gjallëruar dhe mbjellë me kujdes atë lëndinë, hapësirë të djegur e të shëmtuar nga dhuna e krimi, me një fryt të ri, ishte kërkesë e madhe e kohës. Këtu duhet të theksojmë se në përjashtim të disa autorëve, letërsia antifashiste në Gjermani vepronte në egzil, Gjithsesi, se gjatë kësaj kohe në Gjermani nuk ishin të gjithë nazist. Autorët si Erih Kastner, Hans Erih Nosak apo Elizabet Langaser, që s’kishin kurrfarë kompromisi ndaj sistemit, nuk mund të shkruanin, se çka donin në të vërtet ata të shkruanin. Në atë kohë kishte edhe vepra të guximshme që në mënyrë kritike dhe alegorike shkruanin për sistemin e kohës. Gjatë kësaj periode vepronte edhe elita kulturore e Republikës së Vajmarit. Kjo kohë nuk ishte vetëm epoka e kulturës eksperimentale, por ishte edhe koha e konflikteve të mëdha kulturore. (Remzi Salihu: Lirika moderne dhe avangardja në letërsinë gjermane, Portali Akllapi net, 22. 12. 2009).


Letërsia gjermane e shekullit XX me besnikëri ka pasqyruar epokën e kontradiktave tejet të thella në shoqërinë gjermane, por edhe raportin e Gjermanisë me shtetet fqinje, Evropën e botën. Kjo epokë karakterizohet me dy luftëra botërore, ku Gjermania pësoi tragjikisht bashkë me popujt e tjerë, por shpirti krijues i këtij populli, artistët, shkrimtarët, poetët dramaturgët, përveç në raste të rralla u bënë zëdhënës të ideve përparimtare e demokratike dhe nuk u pajtuan me krimet, holokaustin, dëbimet e masakrimet që u bënë kundër popujve.


 


 


IV


 


1. Herman Hesse – Jeta dhe Veprat


 


Hermann Hesse është njëri nga shkrimtarët më të shquar gjermanë të shekullit të njëzet. Lindi më 2 korrik 1877 në një qytet pranë Württembergut dhe vdiq në Lugano të Zvicrës më 9 gusht 1962. Ishte djali i një pastori (prifti) dhe nipi i një misionari kalvinist. Ky ambient familjar ndikoi në formimin e personalitetit të tij. U dërgua të studionte për teologji, por mësimet fetare i braktisi shpejt! Punoi si mekanik dhe librar në Tübingen. Në botëkuptimin e tij moral e filozofik ishte natyralist, mistik, budist, aktivist faustian, por gjithmonë intimisht fetar.


 


Lufta e Parë Botërore i shkaktoi një krizë të rëndë shpirtërore. Doli haptas publikisht kundër dallgës së barbarive që përshkoi Evropën dhe madje arriti ta ndiente veten fajtor për të këqijat e kohës. Edhe më vonë, nga vetë formimi i tij shpirtëror, ishte që në fillim kundër nazizmit. Hermann Hesse është poet e prozator me prodhimtari me vlera artistike të larta e sasi të jashtëzakonshme. Librat e tij me romane, poezi shkrime kritike politike, kulturore dhe letrare, mesatarisht arrin në 80 milion ekzemplarë në të gjithë botën, duke e bërë kështu njërin nga shkrimtarët evropianë më të lexuar të shekullit të njëzetë.


Më 1921 u bë qytetar zviceran dhe 1946 iu dha çmimi Nobel në letërsi. Romani i tij i parë ishte “Hermann Lauscher” (1901) por ai që e bëri të shquhej ishte romani “Peter Camenzind” (1904) më vonë mjaft i admiruar u bë romani “Unterm Rad” (Nën rrotë) 1906 tek i cili, me thekse tragjike e patetike paraqitet kriza e një adoleshenti të vënë nën një disiplinë antinjerëzore të shkollës prusiane. Vazhdojnë pastaj libra të tjerë me novela e tregime: “Diesseits” (Këtej, nga kjo anë, 1907) “Nachbarn” (Fqinjë, 1908) “Umwege” (Rrugë e gjatë, 1912) etj. Shënime udhëtimesh në Indi – Aus Indien (1913). Gjatë Luftës së Parë Botërore, nxori tregimin “Schön ist die Jugend”  (Rinia është e bukur, 1916). Por katastrofa e luftës në Evropë solli tek ai një përmbysje të thellë e bashkë me të dhe një pjekuri të motiveve personale. Frut i këtyre ishte libri “Damian, die Geschichte von Emil Sinclairs Jugend” (Demiani, historia e rinisë së Emil Sinclair-it, 1919). Kjo është një vepër e rëndësishme, sepse është ndër të para në Evropë që ve në dukje ndikimin e psikanalizës. Te Demiani paraqiten të rinjtë e universiteteve gjermane, jeta e të cilëve shkatërrohet nga presioni i luftës.


Perla të vogla të vërteta të artit tregimtar janë “Kurgast” (Miku i  kurimit) dhe “Bilderbuch” (Libri i portreteve) të dy, më 1925. Shumë i rëndësishëm është veçanërisht romani “Stepenwolf” (Ujku i stepës, 1927) ku, siç thoshte, tregoi: “Ferrin e brendësisë së vet”. Kriza shpirtërore dhe forma e jetës së njeriut modern është tema e “Ujkut të stepës”, të kësaj autobiografie që ndonëse e varfër në veprime është e pasur në mendime, ku lexuesit të vëmendshëm i tregon “kaosin e botës së tij shpirtërore”. Origjina e kësaj krize identiteti është urrejtja ndaj një shoqërie që shkon verbërisht nga një luftë botërore


në tjetrën, neveria ndaj një kulture servile dhe frika ndaj një jete


të brendshme “të përciptë e të normuar”. Ndër veprat e tjera mund të përmendim “Narzic und Goldmund” (Lulet Narcis dhe gojëartë) e veçanërisht “Das Glasperlenspiel” (Loja e perlave të qelqta, 1943) që përbën “shumatoren” e të gjitha shqetësimeve, studimeve dhe anktheve fetare të shkrimtarit të shquar.


Përveç shkrimeve në prozë, Hermann Hesse shquhet si poet me më shumë se 680 poezi të përmbledhura në 12 vëllime. Poezitë e tij dallohen për ndjesi të hollë e përsosmëri të vargut. Temat e tyre janë ato të anëve më delikate e më të rëndësishme të shoqërisë njerëzore, si vëllavrasja (Kënga e vdekjes së Abelit), trishtimi, vetmia etj.Vëllimet e tij me poezi janë:


“Romantische Lieder” (Këngë romantike, 1898),  “Gedichte” (Poezi, 1902), “Unterwegs” (Në rrugë, 1911), “Musik des Einsamen” (Muzika e vetmitarit, 1915), “Ausgewehlten Gedichte” (Poezi të zgjedhura, 1921), “Krisis” (Krizë, 1928), “Trost der Nacht”  (Ngushëllimi i natës, 1929), “Vom Baum des Lebens” (Nga pema e jetës, 1933), “Neue Gedichte” (Poezi të reja, 1937), “Der Blütenzweig” (Dega e lulëzuar, 1945), “Die späten Gedichte” (Poezitë e vona, 1963). Pavarësisht nga titujt e vëllimeve dhe temat e shumta të poezive të tij, ato, përmbledhtas, mund të quhen autobiografi lirike e poetit. (Petraq Kolevica, Shtëpia botuese, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1987).


Ndërsa stili i veprave të Hesse-s është tradicional, mesazhet e tyre janë tepër moderne. Hesse u tregon atyre që kërkon këshillë se si mund ta gjejnë brenda vetes. Sipas tij, hapi i parë për ta
përmirësuar botën është ta përmirësosh veten. Për të realizuar drejtësi sociale dhe politike, ai vë në dukje rëndësinë e ndërgjegjes personale. I kundërshton pikëpamjet fetare sipas të cilave njeriu është i lig prej natyrës dhe duhet të poshtërohet. Kundër kësaj ai vë bërthamën pozitive të të gjitha feve, kontributin e tyre për një ekzistencë njerëzore kuptimplotë. „Kush e mohon veten as nuk mund t’i thotë ‚po` Zotit”, shkruan, dhe: „Besoj se njëra fe është përafërsisht aq e mirë sa tjetra”. Hesse është bërë shkrimtari gjerman i shekullit të XX-të që lexohet më shumë. Kundërshtimin mes mendjes dhe jetës (natyrës), që i ishte rrasur në kokë dhe që përshkon prozën e tij si filli i kuq, e ka kapërcyer duke arritur njësinë e artit me jetën. ( Silke Liria Blumbach, përkthyese,  Gazetare – Shkrimtare, AL-GJ-EN-FR-PT)


“As të gjithë librat e botës nuk të japin dot lumturinë, por në fshehtësi të kthejnë në vetvete. Atje gjen gjithçka për të cilën ke nevojë: dielli, yjet dhe hënën. Sepse, drita që po kërkoje jeton brenda teje. Urtësia që ke kërkuar për një kohë të gjatë nëpër biblioteka, tani shkëlqen në çdo fletë, sepse tashmë është e jotja”. Kështu shkruante Herman Hesse, shkrimtari, poeti dhe piktori gjerman, fitues i çmimit “Nobel” për letërsinë në vitin 1946. Për lexuesin shqiptar, shtëpia botuese “Besa”, me seli në Itali, por e njohur për botimin e letërsisë shqiptare, sjell shqip disa tregime të pabotuara nga Hesse, përkthyer nga Zana Vokopola. Libri i titulluar “Miqësia” nis me një nga tregimet e njohura të shkrimtarit gjerman, ndërkohë që në kopertinë paralajmërohet se në këtë botim do të gjenden edhe tregime të tjera të pabotuara më parë. Në fakt, Hesse jetoi një jetë të larmishme. Momente të veçanta lindën veprat e tij, vëllime të tëra në poezi, tregime dhe romane. Pjesa më e madhe e tyre përshkohen nga interesat e tij për ekzistencializmin, spiritualizmin, misticizmin, e jo më pak nga filozofia hindu dhe budiste. Herman Hesse u lind në një familje me bindje të forta fetare, të cilët e nxitën drejt studimeve teologjike. Por ai, me një natyrë rebele që e karakterizonte, arriti të çlirohej nga këto angazhime dhe t’u kushtohej prirjeve të tij artistike. Jeta dhe vepra e Herman Hesse-s që në fillim u karakterizua nga kontrastet mes traditës familjare dhe ndikimit të ambientit të jashtëm. 


 


“Më 2 korrik 1877, një të hënë, në fund të një dite të lodhshme, Zoti na dha fëmijën kaq shumë të dëshiruar. Hermani ynë, i bukur dhe i shëndetshëm sapo kishte lindur dhe ishte i uritur. I kthente sytë blu të kthjellët drejt dritës; shembull i një fëmije të shëndetshëm dhe të fuqishëm”, – shkruan në ditarin e saj, e ëma e tij, Maria Gundert Hesse, e cila kishte sjellë në jete Hesse nga martesa e dytë. Më 1904 u martua me Maria Bernoulli, një fotografe profesioniste me të cilën pati edhe tre fëmijë: Bruno, Heiner dhe Martin. Bashkë me Marian u shpërngulën në një fshat me synimin që pranë natyrës do të ishin më pranë pikturës, fotografisë dhe arteve, por në fakt nuk ndodhi ashtu. Martesa e tyre nuk shkonte mirë. Ajo ishte nëntë vjet më e madhe dhe shumë natyrë e lirë. Të kësaj kohe janë disa romane si: “Të afërmit” (1908), “Gertrude” (1910), dhe vëllimi me poema “Nën tokë”(1911). Përjeton suksesin. Vlerësohet me çmime dhe bëhet pjesë e rretheve të njohura letrare. Por, sërish ndjehej i vetmuar. Provoi pikturën, teosofinë dhe besimet indiane. Përjeton Luftën e Parë Botërore, ndërsa vitet ’20 shënuan një tjetër krizë emocionale për të. I kësaj kohe është romani “Ujku i stepës”(1927). Martohet për të dytën herë me këngëtaren Ruth venger, 20 vjet më të vogël se ai, por martesa nuk zgjati. Për të tretën herë u martua me Ninon Dolbin Auslander, e cila i qëndroi pranë deri në vdekje. Regjimi nazist i solli probleme për veprat e tij letrare, ndërkohë që ai mendonte se artisti nuk duhet të ndikohej nga klima politike. Pas Luftës së Dytë Botërore, më 1945, Hesse zbulohet papritur nga kritikët dhe lakohet shumë në media. Por, nuk i munguan edhe telashet, për qëndrimin që kishte mbajtur regjimi nazist ndaj veprave të tij. Edhe pse mori shumë çmime, përfshirë këtu edhe ‘Nobel’, Hesse u zhgënjye nga zhvillimet e reja të shoqërisë. Vdes më 1962, në moshën 85-vjeçare.


(Zana Vokopola, libri Miqësia, Shtëpia botuese “Besa” në Itali)


Duke shkruar për veçoritë krijuese të shkrimtarit të madh gjerman Herman Hesse, kritikja letrare italiane, Ornela Leone, nënvizon se Herman Hesse  ishte një krijuar në kërkim, Krijimtaria e tij artistike nuk kufizohet vetëm me faktin se ai mori çmimin Nobel për letërsi në vitin 1946, por edhe për rravgimet e tij jetësore. Gjatë rrugëtimeve të tij nëpër vende të ndryshme të botës e deri në Indi, ai përjetoi edhe një krizë personale, e cila është edhe pika qendrore e krijimtarisë së tij, sidomos sa iu përket bindjeve të tij religjioze dhe fetare. ( Ornela Leone:  Herman Hesse ishte kërkimtar gjatë tërë jetës)


 


2.


Romani “Loja e perlave të qelqta”, “Das Glasperlenspiel”  i shkruar në vitin  1943, është njëra ndër veprat më të realizuara të Hessit, ku ai ka përshkruar shqetësimet e tij intelektuale, studimet dhe konceptet  fetare përmes një gjuhe të pasur me figura e metafora të shquara artistike, të ngjeshura me një harmoni të çuditshme . Në pjesën e parë të librit ai ka përshkruar disa zhvillime historike në shkencë dhe në arte, duke ndërthurur edhe definicionin e tyre, që lidhet  me zhvillimin e lartë të fshehtësisë gjuhësore, ku  sipas tij kanë ndikim të jashtëzakonshëm artet dhe shkenca, përkatësisht matematika dhe muzika. Kjo përbën lojën e tij specifike me të gjitha përmbajtjet dhe vlerat e kulturës. Kjo lojë, sipas romanit të Hessit ka lindur në të njëjtën kohë në Gjermani dhe në Angli.


Fillimisht kjo lojë kishte shërbyer si një mënyrë hyjnore për ushtrimin e mbamendjes  te nxënësit.


Shpikësi, Bastijan Pero prej Kalves, kishte shfrytëzuar perlat e qelqta në vend të numrave, apo notave muzikore. Ai kishte konstruktuar një kornizë me tela  dhe në ta kishte vendosur perla të qelqta me ngjyra të ndryshme, formë dhe madhësi, të cilat i akordonin vlerave të notave. Në këtë mënyrë ai kishte shpikur citatet dhe temat muzikore.


Gjuhën e shenjave dhe formulën e lojës e kishte themeluar Bazelaku.


Franca për herë të parë kishte lejuar organizimin e këtyre lojërave e më vonë edhe Anglia. Po ashtu me rastin e organizimit ishte emëruar edhe dirigjenti suprem, i cili mbante titullin Magister. Një magjistër i tillë ishte Jozef Knehti  për të cilin thuhet se  kishte mësuar gjuhën latine në Berolfingen ndërkohë që ishte bërë mësues i muzikës. Autori përshkruan rrugën jetësore të Knehtit dhe arritjet e tij në lojën e perlave të qelqta.


 


3. Ujku i stepës “Stepenwolf”


 


Njëra ndër veprat më të lexuara të shkrimtarit gjerman, Herman Hesse, është edhe romani i titulluar “Ujku i Stepës” i botuar në vitin 1927. Pikërisht për këtë roman në vitin 1946, herman Hesse shpërblehet me çmimin Nobel për letërsi.  „I vetëm dhe i keqkuptuar nga të gjithë”, kështu ndihet edhe Hesse vetë për një pjesë të madhe të jetës së tij. Në shtëpinë prindërore, në familjen e një misionari protestant baltik, përgjegjës për Indinë, mbizotërojnë një klimë e stërfalur dhe metoda mizore edukimi, që synojnë të thyejnë vullnetin e fëmijëve. Kur Hermann arratiset nga shkolla e manastirit të Maulbronn-it, futet pa një pa dy në një shtëpi kurimi. Nga ndryshimi i përshtatjes dhe rebelimit, që është tipik për rininë, por ekstrem te ai, shënon sukseset e tija të para letrare. Nëpërmjet vuajtjeve dhe luftërave të veta, që gjejnë pasqyrim në veprat letrare, Hesse i fton lexuesit për t’u identifikuar me njerëz që e kërkojnë rrugën e vetë, dhe njëkohësisht tregon pika orientimi dhe qëllime të mundshme. Pika kyçe këtu është pranimi i vetvetes, që përfshin edhe anët e errëta të personalitetit, të ashtuquajturën hije.


 


V


Romani “Siddharta” i Herman Hesses


 


Romani “Siddharta” i Herman Hesit, shkrimtarit më të njohur gjerman, fitues i çmimit Nobel për letërsi, është ndër veprat më të përkthyera dhe më të lexuara në botë. Ky shkrimtar është i njohur edhe me romanet: “Ujku i stepës”, “Loja e perlave të qelqta”   Përveç shkrimeve në prozë, Hermann Hesse shquhet si poet me më shumë se 680 poezi të përmbledhura në 12 vëllime. Poezitë e tij dallohen për ndjesi të hollë e përsosmëri të vargut. Temat e tyre janë ato të anëve më delikate e më të rëndësishme të shoqërisë njerëzore, si vëllavrasja (Kënga e vdekjes së Abelit), trishtimi, vetmia etj.Vëllimet e tij me poezi janë: “Romantische Lieder” (Këngë romantike, 1898), “Gedichte” (Poezi, 1902), “Unterwegs” (Në rrugë, 1911), “Musik des Einsamen” (Muzika e vetmitarit, 1915), “Ausgewehlten Gedichte” (Poezi të zgjedhura, 1921), “Krisis” (Krizë, 1928), “Trost der Nacht”


(Ngushëllimi i natës, 1929), “Vom Baum des Lebens” (Nga pema e jetës, 1933), “Neue Gedichte” (Poezi të reja, 1937), “Der Blütenzweig” (Dega e lulëzuar, 1945), “Die späten Gedichte” (Poezitë e vona, 1963). Pavarësisht nga titujt e vëllimeve dhe temat e shumta të poezive të tij, ato, përmbledhtas, mund të quhen autobiografi lirike e poetit. (Petraq Kolevica, Shtëpia botuese, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1987). 


Siddharta është një kryevepër e letërsisë së përbotshme, meqë trajton një temë universale, temën në kërkim të dijes dhe të jetës, në kërkim për të zbërthyer qëllimin e pazbërthyeshëm të fenomenit jetë.  


Në „Sidarta”, një nga kryeveprat e tija, Hermann Hesse arrin një
sintezë të feve perëndimore dhe lindore. Krahas konceptit budist të njësisë së të gjithë të qenëve, sidomos të vetes individuale me atë universale, vihet koncepti i krishterë i dashurisë për gjithçka që jeton dhe ekziston. Mirëpo, në fund të fundit Sidarta, pas takimit me Budën, preferon të mos ndjekë asnjë doktrinë, por të shkojë rrugën e vet. ( Silke Liria Blumbach, përkthyese,  Gazetare – Shkrimtare, AL-GJ-EN-FR-PT)


 


Hese ka bërë përpjekje që përmes fragmenteve nga jeta e Sidarta Goatama Budës, i cili ka jetuar në Indi rreth viteve 560-480 para Krishtit, të trajtojë fenomenin e jetës dhe religjionit sipas pikëpamjeve të Budës. Në këtë segment ai ka arritur të sintetizojë tërësinë e mendimeve gjeniale të Budës në referenca të shkurtra dhe në dialogun specifik, por shumë të thjeshtë e të kuptueshëm të personazheve, për ta bërë veprën dhe përmbajtjen e saj më të kuptueshme dhe shumë më të kapshme për lexuesin.


Hese ka ngritur një monument letrar, të cilin nuk e zbeh dot asnjë kohë. Për më tepër, në botën e sotme të shpejtësive kozmike, në botën e digjitalizimit të shkencës dhe teknikës, në botën e globalizimit të zhvillimeve kapitale në të gjitha segmentet e jetës, njeriu gjithnjë e më tepër po varfërohet, po tjetërsohet dhe po e humb ritmin normal dhe natyror të të jetuarit.


Siddharta, sikur e përshkruan shkrimtari, Herman Hese ishte pinjolli i bukur i brahmanëve, i cili qe rritur dhe edukuar në jetën tradicionale të kohës, me shumë të mira e begati.


 


 


1. Rrëfimi për Sidartën


 


Duke vërejtur se nuk e joshte jeta brenda rrethit familjar e shoqëror, meqë nuk gjente dot lumturi, ai niset në rrugë për ta zbuluar qëllimin e jetës. Në rrugën e tij të asketit, Siddhartës, i bashkohet shoku më i ngushtë, Govinda. Të dy, ndërkohë, takohen me samanët, me pjesëtarë të kastave të murgjve asketë, të cilët agjëronin, ecnin, meditonin dhe jetonin nga lëmosha që u jepnin të tjerë. Ata jetonin shpengueshëm në natyrë pa menduar për ushqimin, pa e lodhur kokën për obligimet jetësore, por duke iu përkushtuar besimit dhe meditimit.


Siddharta, ishte nisur në rrugë ta gjente vetveten, qëllimin e jetës, nirvanën e paarritshme. Dhe kjo, sipas tij, arrihej duke vuajtur, meqë shpëtimi kërkohej duke sakrifikuar gjithçka nga të mirat që sillte jeta, duke anashkaluar të gjitha dhuntitë dhe hiret e saj. Ai jetonte në skamje, me qëllim për të zbuluar edhe atë anën tjetër të jetës. Në rrugëtimin e tij të gjatë nëpër pyje e male, Siddharta kupton se edhe vuajtja si e tillë nuk sillte asgjë më shumë, meqë gjithçka sillej në rreth, gjithçka përsëritej. Duke kuptuar se nuk e kishte gjetur jetën, të tillë sikur e kërkonte, ai pas shumë viteve ndahet nga Govinda dhe fillon jetën tjetër, jetën e epsheve dhe të kënaqësive, që i ofron jeta.


Takohet me kurtizanen Kamala, e cila ushtronte “zejen” e dashurisë, por Siddharta nuk gjen dot prehje as kënaqësi, as mendonte se kishte arritur qëllimin e jetës, sepse dashuria trupore, sipas tij, iu takonte njerëzve fëmijëror dhe jo njerëzve të përkushtuar për të zbuluar hiret e vërteta të jetës. Takohet me tregtarin, Kamasvami dhe për një kohë të shkurtër bëhet i pasur duke shijuar të gjitha kënaqësitë e jetës, pijen, dashurinë, paratë, jetën e shfrenuar, por sërish ndien zbrazëti dhe e braktis atë jetë, të cilën do ta quante jetë e “njerëzve fëmijëror”.


Pasi i ka provuar të gjitha të mirat e jetës, ai sërish fillon rrugën e asketit meqë nuk gjen dot prehje duke gjurmuar jetën. Ai sërish kthehet në natyrë te “Lumi i rrjedhshëm” për të vështruar, qetësinë e rrjedhën e përjetshme të ujit në lumë. E zë gjumi afër një rrapi dhe kur zgjohet sheh pranë një njeri, i cili e kishte ruajtur derisa ta bënte gjumin, me qëllim të mos e helmonte ndonjë gjarpër. Në moment ai njeh shokun e tij të dikurshëm, asketin e papërmirësueshëm, Govinda. Rinjohja me Govindën i jep kuptim jetës, por ai vazhdon rrugën e tij. Ndërkohë takohet me lundërtarin Vasudeva, të cilin e lut të bëhet ndihmësi i tij.


 


2. Gjithçka rikthehet


 


Kanë kaluar shumë vjet dhe gjatë një pelegrinazhi ai takon Kamalën, kurtizanen e dikurshme, pikërisht në kohën, kur atë e kishte helmuar gjarpri. Ajo, edhe pse me dhembje, në përpëlitje për të dhënë shpirt e njeh, Siddhartën dhe i tregon se djali, i cili i rrinte pranë, ishte biri i tij. Siddharta gëzohet që kishte gjetur djalin, për të cilin nuk kishte ditur se ekzistonte, ndërkohë që Kamala vdes.


Siddharta tashmë jeton me Vasudevën dhe djalin, i cili nuk mësohet dot me jetën e babait asket dhe një ditë e fyen për jetën e tij të mjerë dhe ikën duke marrë botën në sy. Siddharta ndien brengë të thellë për djalin, i cili kishte mbetur në botën e madhe e të pamëshirshme. Ai brengoset për fatin e tij, por nuk e kthen dot, ashtu sikur nuk kishte arritur ta kthente atë i ati, shumë kohë më parë.


Fillon koha e Sansarës, që është burimi i dhembjes për të birin, i cili do të ikte sikur ai kishte ikur nga i ati… “Unë të urrej, nuk dua të bëhem i butë, më mirë bëhem cub, i kishte thënë ai.


Siddharta tashmë lundërtar kishte kuptuar simbolikën e rrjedhës së ujit në lumë, meqë edhe jeta zhvillohej rrjedhshëm, po ashtu si uji që derdhet herë qetë herë rrëmbyeshëm në shtratin e limit. Sërish takohet me Govindën, asketin e përjetshëm, të cilit ia zbulon disa nga sekretet e jetës, që tashmë i kishte fituar nga përvoja e gjatë.


Kjo është shkurtimisht përmbajtja fabulare e romanit Siddharta, të shkrimtarit të mirënjohur botëror, Herman Hese. Në dukje kemi të bëjmë me një rrëfim të thjeshtë të jetës së një brahmani, por gjatë leximit të kujdesshëm të veprës zbulojmë esencën e filozofisë budiste, e cila ka vlera të pamohueshme në drejtim të njohjes së fenomenit jetë.


 


3. Diturinë mund ta rrëfesh, urtësinë jo


 


Ky libër i meditimit dhe mençurisë zbulon para nesh konceptin budist mbi jetën, jetën të cilën Buda e kishte krahasuar me telin e instrumentit. “Telin po ta lësh krejt lirshëm, nuk nxjerr melodi, po ta shtrëngosh fort këputet”. Pikërisht kësaj filozofie iu ka përmbajtur shkrimtari Hese gjatë shtjellimit të romanit.


Siddhatra ishte në rrugën e tij jetësore duke hulumtuar për ta zbuluar misterin e mesit, e atij mesi që nuk duhet shtrënguar sa të këputet, pa e lënë edhe aq lirshëm, sa të mos jetë në gjendje të nxjerrë tinguj.


“Diturinë mund ta rrëfesh, por urtësinë jo. Urtësinë mund ta gjesh, mund ta jetosh, mund të bartesh prej saj, mund t’i bësh mrekullitë e saj, por ta thuash e ta mësosh nuk mundësh. Urtësia, që përpiqet ta rrëfejë ndonjë i urtë tingëllon si budallallëk…” Kështu thoshte Buda, për të konstatuar se njeriu ishte i tillë çfarë ishte, duke përkufizuar se “kurrë në jetë nuk mund të gjendet një njeri tërësisht i shenjtë, apo tërësisht mëkatar.


Kënaqësitë që sjellë epshi janë sikur flaka e kashtës, e cila digjet përnjëherë por edhe shuhet shpejt dhe nuk lë asgjë prapa përveç hirit, që sakaq do të bëhet pluhur. Jeta e vërtetë është sikur guri, i thotë ai Govindës. Merr në dorë një gur dhe thotë: “Ky këtu është një gur dhe në një kohë të caktuar do të bëhet dhe, baltë, e prej dheut do të bëhet bimë, pastaj kafshë apo njeri. Kështu kam menduar dikur ndërsa tani tash mendoj se ky gur është edhe gur, është edhe kafshë është edhe Budë… Në momentet e fundit të jetës Siddharta pa fytyrën e një peshku që po ngordhte me sy të nxjerrë…. fytyrën e një fëmije të sapolindur të kuqe nga të qarët… pa fytyrën e një vrasësi duke ngulur një thikë në trupin e një njeriu. Siddharta vështroi në ujë, dhe në ujët që rridhte iu shfaqen atij pamje e figura, iu shfaq i ati i vetmuar, i hidhëruar për të birin, iu shfaq vetvetja edhe ai i lidhur në pranga malli për të birin e larguar, iu shfaq i biri edhe ai i vetmuar duke rendur plot lakmi në udhën përvëluese të dëshirave rinore, secili drejt qëllimit, secili i djegur nga qëllimi i vet, secili i vuajtur dhe i brengosur…


Gjithçka kthehet përsëri në vendin e vet, mbase sipas ligjeve apo programit hyjnor, pjesë e të cilit jemi edhe ne njerëzit, të cilët rrojmë në këtë botën tonë të madhe e të vogël. (Ahmet Qeriqi: “Gjithçka kthehet përsëri”, shënim për romanin “Siddharta”, të shkrimtarit të madh gjerman, Herman Hese, RKL)


 


 


VI


Kritika letrare gjermane për veprat e Herman Hesses


 


         Hugo Ball uber Hermann Hesse und den “Siddharta


 


Die Entstehung des “Siddharta” hat mehr als die anderen Bücher des Dichters eine Geschichte. Beendet wurde das Werk 1922 im Tessin. Der erste Teil aber bis zum Einschnitt, wo Kamala auftritt, verweist in die Nachbarschaft der >> Märchen <<. Noch in deren Erscheinungsjahr 1919 wurde dieser erste Teil niedergeschrieben und erschien in der Neuen Rundschau. Auch die weitere Entwicklung des Buches , bis dahin, wo Siddharta den Tod im Wasser sucht und plötzlich seinen Freund Gowinda neben sich findet, entstand schon im Winter 1919. Dann tratt eine Pause von  fast anderthalb Jahren ein, die sich nur so erklären lässt, dass der Siddharta- Kompleks, der früher zu lokalisieren ist, durch das Klingsor-Erlebnis von 1919 gekreuzt wurde. Der Märchenton des ersten Teiles, die Ablösung vom Vater und auch die Widmung an Romain Rolland bieten hinlangliche Reminszenzen an die erste Berner Zeit. Aber noch  die  Kamala- Episode des Zweiten Teiles erhält wesentliche Entscheidungen bereits in Bern. Neu sind eindringliche religiöse Studien in den Jahren 1919- 1922, und neu ist im ganzen ein veränderter Charakter der Musik. Vorher und den >>Klingsor<< eingeschlossen, ist Hesses Musik mit der dunkelbunten Süssigkeit von mittelalterlichen Kirschenfenstern zu vergleichen. Jetzt bekommt diese Musik einen Lichtstrahl von oben, aus hoher Höhe .Jetzt füllt sie sich mit Tageshelle und lächlendem Götterglanz.


Ich zeigte, wie in der Seminaristenzeit das Zerwürfnis mit dem Vater sich entwickelte. Bald, mit den ersten Erfolgen des Dichters, und wohl schon mit dem Tode der Mutter, tritt im Verhältnis zum Vater eine Wandlung ein. Sie führt zwar noch nicht zu einem gegenseitigen Verständnis auch in religiösen Fragen, aber doch wohl zu einem wieder innigeren Austauch. Rührend ist es zu sehen, wie der Vater in einem Trostbüchlein fur Leidende 1909, da er schon nicht  mehr in Calw, sondern in Kronthal wohnt, eine Stelle aus seines berühmten Sohnes>>Peter Camezind<< zitiert. Es ist bezeichnenderweise ein Passus, der die  franziskanische Neigung des Camezind zu seinem Krüppel-Freunde betrifft und wo es  heist :>>Es began eine gute, erfreuliche Zeit fur mich, an de rich zeitlebens reichlich zu zehren haben werde.<> Guter Rat für Leidende aus dem altisraelitischen Psalter<>Siddharta<<. Den der Präzeptor Lohse in >>Gertrud<<, der die Karma , die Schiksalslehre vorträgt, ist kein anderer als des Dichters Vater selbst. Er ist, von Blutsbanden ganz unabhänhig, der erste Freund und auch der erste Mystagoge seines Sohnes gewesen.


Lange voher schon,1911, zur Zeit der Indienreise, ist die Gestalt des Vaters im >>Singapur- Traume<< mild geworden>>. Ich lehre dich nicht, ich erinnere dich nur<,, spricht die vertraute Stimme. 1913 erscheint ein Buch des Vaters, >>Aus Henry Martyns Leben, Briefen und Tagebüchern<<, und es ist die Geschichte eines indischen und persichen Missionars. Johannes Hesse verfügt darin über eine grosse Skala der Darstellungsmittel. Politisch-religiöse, kulturelle und ethnographische Interessen zeigen  das Bild jenes evangelischen Martyres in vielseitiger Beleuchtung. Nur die Musik der Sprache fehlt diesem Buche, um es zu einem Meisterstuck der Memorienliteratur zu erheben. Und merkwürdig: im selben Jahre 1913 erscheint des Sohnes Buch>> Aus Indien<, und enthält als wichtiges Stück die Erzählung>>Robert Aghion<<, und es ist ebenfalls die Geschichte eines Missionars. Sie ist, mit den Kenntnissen des Vaters verglichen, einförmig und fast dürftig; aber sie hat Musik, sie hat jenes gewisse Etwas, das den Dichter vom Schriftsteller unterscheidet. 


Aber weiter.1914 publiziert der Vater in den Basler Missionstudien eine Broschüre>>Laotse ein vorchristlicher Wahreitszeuge<<, und 1914 in einem durch den Krieg abgebrochenen Romanfragment >>Das Haus der Traume<< finde ich beim Sohne die ersten Spuren chienesicher Studien. Diese Studien treten dann in den >>Märchen<< und später im >>Klingsor<< stark hervor, um schliesslichim >>Kurzgefasten Lebenslauf<>I Ging <<, zu führen,nach dessen Anweisung der Verfasser in ein selbstgemaltes Eisenbänchen steigt und sich chinesischerweise auf Nimmerwiedersehen empfiehlt.


1916 ist das Jahr, in dem des Dichters Vater in Kornthal gestorben ist. Jetzt erst, von 1916 an, beginnt den Dichter die Lösung jenes anderen grossen Themas zu beschäftigen, das seine Kindheits- und Juglingsjahre erfüllte: Die Lösung des Verhältnisses  zum Vater. Die Frucht ist, sechs Jahre später, der >>Siddharta<<. Vorher aber muss { im >>Demian und im .>>Klingsor<<} jene gerade vom Vater lange Zeit zurüczkgedämmte Welt eines triebhaft wuschernden Sinnen- und Gefühlslebens Gestalt geworden sein.


Im >>Siddharta<< sucht Hesse vor allem die Musik Indiens  zu erfassen.  Er tragt ihren Klang seit frühestem Kindergedenken im Ohr; diesen hieratischen Dreiklang, der den Satz gleich einem Sternbild tönen lässt, indem er dreimal dasselbe sagt, nur in anderer Wendung. Priesterlich tanzt und scheitert die Sprache, den der Priesterschritt ist ein feierlicher Urtanz  und das Tänzerische ist dem Priester eigen. Ein wohlgefühltes Geschmeide ist  diese Sprache, sorglich sind die Verschlüsse und Verschränkungen angebracht, die mit ihm verdeckt und verschlossen wird. So zieht sich kreuz und quer ein Goldgehänge und Silbergefüge uber den Leib  des Erleuchteten, des Buddha, dessen Gesicht alle Zeichen  in sich verschling und in alle Zeichen sich auflöst. Und so kommt es, dass Gowinda zuletzt verwundert seines Freundes Siddharta gesicht nicht mehr sieht. >> Er sah staat dessen andere Gesichter, viele, eine lange  Reihe,  einen strömenden Fluss von Gesichter, viele, eine lange Reihe, einen  strömenden Fluss von Gesichtern, von Hunderten, von Tausenden, welche alle kamen und vergingen und doch  alle zugleich da zu sein schienen.<<


Er sieht die Embleme, das Tempelgesicht, das Gesicht der Ruhe und der heiligen Zeichen; das Gesicht der Götter und des ewiegen Kreislaufs. Alle diese Gesichte zusammen machen den Blick des Erleuchteten aus, dem die Sprache ist im Schmeltztiegel der Schmerzen flüssig gemacht und über dem Feuer des Schicksals gelautert worden. Es ist milder Goldglanz und blaue Emaille in ihr und ein feines metallisches Klirren. Und die Sprachkette ist gerafft zu vielen schwingenden Bogen, und alle sammeln sich über dem riesigen Haupte des Krischna, der über den Schlangen tanzt und der doch nur eines der Gesichte ist, die den Blick des Brahmanansohnes Siddharta erfüllen. Denn dieser kommt von der Mutter her, und die Mtter tragt Götter wie Menschen im Schoss; sie ist der Strom und der ewige Kreislauf.


Die Lehre des >>Siddharta<<, wenn man davon sprechen will, führt vom Priesterhause weg an den Fluss, zum Natursymbol. Ob es ein Indisches ode ein scweizerisches Paradies sei: immer doch ist ein Naturparadies , nicht ein >>geistiges<<. Immer ist es das >> Reich Gottes auf Erden<<, und im Gegesatze zu den anderen, zu allem anderen, erobern muss. Immer ist es ein Protestierender, ob Dinge die dem schönen Scheine erobert und in ihn  aufgelöst weden sollen . Es gilt keine aussere Autorität, heisse sie Vater oder Gautamo Buddha; nur die Stime des eigenen inner gilt. Es gilt kein errungerer Besitzt und keine geprägte Form, mögen sie wie  im>>Camezind<< Zivilisation oder wie im >>Siddharta<< Offenbarung heissen. An die harte Welt der Dinge soll die Liebe anknüpfen, nicht an Gedenken, die von den Dingen herkommen. Woher aber kommt die liebe? Sie ist wohl eine gnade, ein  Urphänomen, wie die Dinge selbst voll der gnade sind. Und nur wo  Gnade und Gnade sich  treffen, wo der  brüderliche  Einklang, wo die Möglichkeit einer Verwandlung des Steins in den Erleuchten und des Erleuchteten in den Stein empfunden wird, nur dort ist fur Siddharta Gott. Oder besser: Dort ist für ihn die  ewige Mutter.[i]


Erschien 1927  zu Hermann Hesse 50. Geburstag und im Jahre  der  Veröffentlichtung des Steppenwolfes. Hugo Ball starb  im selben Jahr an einem Krebsleiden.


[1] Hermann Hesse: Siddharta {über- Buddha]


 


 


VIII


 


Literatura


 


1. Hugo Ball uber Hermann Hesse und den “Siddharta


2. Heide Soltau, Dojçe Vele,  18. 7. 2008.


3. Ahmet Qeriqi: Bota e trishtuar dhe absurde e Franc Kafkës.


4. Ballkan Web, Madame Baterflaj.


5. Danubius Forum, 13 shtator 2009.


6. Remzi Salihu: Lirika moderne dhe avangardja në letërsinë gjermane, Portali Akllapi net, 22. 12. 2009.


7. Petraq Kolevica, Shtëpia botuese, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1987.


8. Silke Liria Blumbach, përkthyese, gazetare, shkrimtare, AL-GJ-EN-FR-PT.


9. Zana Vokopola, libri Miqësia, Shtëpia botuese “Besa” në Itali.


10. Ornela Leone:  Herman Hesse ishte kërkimtar gjatë tërë jetës.


11.Ahmet Qeriqi: “Gjithçka kthehet përsëri”, shënim për romanin “Siddharta”, të shkrimtarit gjerman, Herman Hese, RKL.








[i] Hermann Hesse: Siddharta {über- Buddha]

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …