Anthony Blinken

Antony Blinken, i bëri thirrje Izraelit që të ndërmarrë hapa për të mbrojtur civilët, por Izraeli vazhdon të vrasë pa hezitim

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i bëri thirrje Qeverisë së Izraelit që të ndërmarrë hapa për të mbrojtur civilët, për të lejuar dërgimin e më shumë ndihme në Gazë dhe të punojë me udhëheqësit e moderuar palestinezë. Ai gjatë vizitës në Izrael tha se shtetet rajonale do të investojnë në rindërtimin e Gazës vetëm nëse do të ketë “një rrugë që do të çojë drejt një shteti palestinez. Atyre  duhet t’iu mundësohet të kthehen nëpër shtëpi sapo të krijohen kushtet. Amerika  refuzon çdo propozim që parasheh vendosjen e tyre jashtë territorit të Gazës, një gjë të cilën anëtarët e krahut të djathtë të koalicionit qeverisës në Izrael kanë kërkuar. Përderisa Blinken vizitoi Izraelin, ushtria e këtij shteti vazhdoi me ofensivën e saj në Gazë, me bombardime  mbi popullatën civile  në  territorin ku jetojnë mbi  2 milionë e 300 mijë palestinezë.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …