Anthony Blinken

Antony Blinken, në urimin dërguar Serbisë për Ditën Shtetërore, tha se udhëheqësit e Kosovës e Serbisë duhet të bëjnë kompromise të vështira

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në një urim drejtuar Serbisë për Ditën Shtetërore, ka thënë se udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë duhet të bëjnë kompromise të vështira në arritjen e një marrëveshjeje, por përfitimet për qytetarët e të dyja vendeve do të jenë të mëdha. Ai ka përshëndetur angazhimin konstruktiv të Serbisë në bisedimet e fundit me pesë diplomatët e lartë të Amerikës, BE-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë gjatë vizitës së tyre të fundit, në Beograd. Jam i bindur se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të sjellë siguri dhe prosperitet për Serbinë dhe të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Sigurisht, liderët serbë dhe ata të Kosovës do të bëjnë kompromise të vështira për t’i arritur këto qëllime, por shpërblimet për popullin serb – dhe gjithë rajonin – do të jenë të mëdha”, ka theksuar Blinken në këtë letër. Ai tha se Shtetet e Bashkuara janë mbështetëse e fortë e ambicieve të Serbisë për në BE.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …