Është anuluar përfundimisht vizita e kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviq, e cila ishte planifikuar të realizohej sot në Kosovë. Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë nga qeveria e Kosovës, të cilët kanë treguar se shkak i anulimit të vizitës janë kushtet e papërshtatshme atmosferike. “Është anuluar për shkaqe atmosferike. Tash koordinohen agjendat sërish”, ka thënë zëdhënësja e qeverisë Donjeta Gashi për mediet. Ndërkohë, nuk është bërë e ditur se kur do të jetë vizita pas kësaj, ndonëse është paralajmëruar se ajo do të realizohet së shpejti. Kryeministri malazez pritej ta takonte sot homologun e tij kosovar, Ramush Haradinaj dhe kryetarin e kuvendit, Kadri Veseli.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
