Arben Gashi: Kosova nuk mund ta përballojë një qeverise të tillë me skandale të njëpasnjëshme dhe sanksione ndërkombëtare

Arben Gashi: Kosova nuk mund ta përballojë një qeverise të tillë me skandale të njëpasnjëshme dhe sanksione ndërkombëtare

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi paralajmëroi sot veprime për rrëzimin e qeverisë Kurti në vjeshtë. Pas shkuarjes në pushim veror të Kuvendit, Gashi tha se Kosova nuk mundet ta përballojë një qeverise të tillë, siç tha me skandale të njëpasnjëshme dhe nën sanksione ndërkombëtare. “Sesioni pranveror përfundoi me turp, ashtu siç filloi. Ky sesion dhe kjo qeverisje karakterizohet nga paaftësia, por edhe nga kapja e shtetit, shkeljet kushtetuese. Karakterizohet edhe nga skandale të vajit apo skandalit “zdravo”. Po ashtu edhe me korrupsion masiv dhe mbi të gjitha si qeverisje e shkeljeve kushtetuese. Duke ia shtuar kësaj edhe elemente të tjera, si qeveri e sanksioneve ndërkombëtare dhe qeveri e eks-komunikimit ndërkombëtar. Kosova nuk mund ta përballojë një qeverisje të tillë. Paaftësia e menaxhimit me Kuvendin, paaftësia e menaxhimit me qeverinë, krimi, korrupsioni, shkeljet kushtetuese janë dëme të mëdha që po i bëhen Kosovës, prandaj ne presim që në vjeshtë të kemi në situatë komplet të re, pasi kjo qeveri nuk duhet të vazhdojë”, tha ai para mediave.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Komunitetet janë pasuri për Kosovën, i dimë sfidat që ekzistojnë për bashkëqytetarët tonë romë, ashkali dhe egjiptianë

Kryeministri i Kosovës dhe kryetar i Vetëvendosjes, Albin Kurti, sfidon dhe përçmon opozitën për zgjedhjet e ardhshme

Kryeministri i Kosovës dhe kryetar i Vetëvendosjes, Albin Kurti, sfidon opozitën për zgjedhjet e ardhshme. …