Brickos

Arben Llalla

Arben Llalla: Antishqiptarët më të mëdhenj janë grekët e më të këqij janë shqiptarët e asimiluar, vasalët

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, i cili vizitoi Tiranën me ADN është shqiptar, ndërsa ndërgjegjen e ka greke dhe është antishqiptar. Ai vjen për kërcënime dhe shantazhe, ashtu siç kanë ardhur me dhjetëra kryeministra, ministra e deputetë grekë që ADN-në e kanë shqiptare, por ndërgjegjen antishqiptare. Nikos e ka mbiemrin e vërtetë Dede. Ai është me origjinë nga fshati Ilias që ndodhet midis Vunoit dhe Himarës. Rrënja e hershme e fisit Dede është nga veriu i Shqipërisë.

Babai i Nikos quhej Spiro dhe në zyrën e tij, si kryetar i Dhomës së Tregtisë së ishullit të Korfuzit, gjithnjë mbante portretin e Skënderbeut, Heroit Kombëtar të shqiptarëve. Diku nga vitit 1994, gazetari Nebil Çika është takuar me Spiro Dede-Dende-Dhendhen dhe kanë biseduar në gjuhën shqipe, gjuhën e zemrën dhe të shpirtit të të gjithë qytetarëve grekë të cilët janë me origjinë shqiptare, por që racizmi shtetëror i Greqisë ndër vite ka bërë që këta grekë të quajtur herë arvanitas e herë allvani të humbin krenarinë e tyre kombëtare e luftarake.

Sa herë që Greqia dëshiron t’i marrë Shqipërisë ndonjë copë truall apo pasuri natyrore, ajo dërgon misionarët e saj me origjinë shqiptare, që shqiptarët t’i zënë emocionet e hershme të vëllezërve arvanitas.

Kështu, më 1925, kur kishim problemet e popullsisë shqiptare myslimane, Greqia dërgoi si misionar Kondulin, ndërsa në vitin 1984 nisi Papulian, më 1994 dërguan Aristidh Kolën dhe Karolos Papulian kur marrëdhëniet ishin tepër të acaruara pasi grekët vranë dy oficerë shqiptarë në Peshkopi.

Këtë herë po dërgojnë Deden Nikos për të grabitur 12 milje detin Jon.

Hapi sytë  o shqipo, se greku grek mbetet. Antishqiptarët më të mëdhenj janë grekët, më të këqij janë shqiptarët e asimiluar, vasalët.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …