Arbër Cërvadiku: Dëshmitarët e Jehovait tregojnë se ku mund të gjejmë shpresë të vërtetë...

Arbër Cërvadiku: Dëshmitarët e Jehovait tregojnë se ku mund të gjejmë shpresë të vërtetë…

Dëshmitarët e Jehovait tregojnë se ku mund të gjejmë shpresë të vërtetë teksa sondazhi i ri tregon rënie të shpresës dhe lumturisë në nivel global Ndërkohë që në mbarë botën shpresa dhe lumturia vazhdojnë të bien, Dëshmitarët e Jehovait ftojnë publikun në një fjalim falas të titulluar «Ku mund të gjesh shpresë të vërtetë?», që do të mbahet në fundjavën e 9 dhe 10 prillit 2022.

Sondazhi “Fundi i vitit” i Gallup, tregoi që, krahas rënies së lumturisë dhe shpresës së njerëzve në mbarë botën, pandemia po vazhdon të ndikojë në frikën dhe pritshmëritë e tyre. «Teksa përballen me vitin 2022, njerëzit perceptojnë që janë në një situatë kronike, pa një fund të qartë,»-thotë Kancho Stoychev, President i Gallup.

Ndryshe nga kjo, fjalimi i Dëshmitarëve «Ku mund të gjesh shpresë të vërtetë?» do të ofrojë një bazë të besueshme për një të ardhme pozitive. Ky program 30 minutësh do të ofrojë prova konkrete për të besuar shpresën e premtuar në Bibël. Fjalimi është një prej dy ngjarjeve speciale që do të zhvillohen gjatë muajit prill, në 119,297 kongregacionet e Dëshmitarëve të Jehovait në mbarë globin.

«Bibla përshkruan një të ardhme pa dhimbje dhe pa vuajtje, pikërisht këtu në tokë,»- thotë Robert Hendriks, Zëdhënës i Dëshmitarëve të Jehovait në SHBA. «Shumë njerëz habiten kur mësojnë se qëllimi fillestar i Perëndisë ishte që njerëzit të jetojnë me shëndet të përsosur në kushte të përsosura në tokë. Qëllimi i Tij nuk ka ndryshuar dhe do të plotësohet së shpejti. Fjalimi do të përfshijë një sërë arsyesh të forta se përse mund t’i besojmë premtimet e Biblës.»

Gjithashtu, publiku është i ftuar të marrë pjesë në Përkujtimin e përvitshëm të vdekjes së Jezu Krishtit, mbrëmjen e 15 prillit 2022. Kjo është ngjarja më e rëndësishme e vitit për Dëshmitarët e Jehovait. Në Përkujtimin e vitit të kaluar, i cili u mbajt virtualisht, mbi 8.6 Milionë Dëshmitarëve të Jehovait iu bashkuan mbi 12.6 Milionë persona të tjerë në këtë ngjarje. Pjesëmarrja totale prej 21,367,603 personash shënoi një rritje prej 19.7% në krahasim me vitin 2020.

Pjesëmarrja në të dy programet është falas dhe nuk kërkohet regjistrim. Informacioni për pjesëmarrjen në programin lokal, gjendet në www.jw.org/sq.

Prishtinë , KOSOVË, 7 prill 2022.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Fronti Europian stacionin e radhës e ka pasur qytetin e Kërçovës, ku para një numri …