Korja e Veriut do të godasë Korenë Jugore me forcën bërthamore, nëse sulmohet, por nuk do të sulmojë e para

Koreja e Veriut do të godasë Korenë Jugore me forcën bërthamore, nëse sulmohet, por nuk do të sulmojë e para

Phenjani do të shënjestrojë Korenë Jugore me “forcën e saj bërthamore” nëse sulmohet, ka thënë Kim Yo Jong, motra e udhëheqësit verikorean, Kim Jong Un. Deklarata e saj është publikuar nga media shtetërore të martën, 5 prill. “Në rast se Koreja Jugore synon përballje ushtarake me ne, forca jonë bërthamore do të duhet të kryejë detyrën e vet”, ka thënë Kim Yo Jong, sipas deklaratës së publikuar nga KCNA. Motra e liderit verikorean, zyrtare me ndikim në Partinë Popullore, ka thënë se Koreja Veriore nuk do të niste kurrë e para sulmin, transmeton dpa. “Mirëpo nëse Koreja Jugore, për çfarëdo arsye, synon veprim ushtarak, siç janë masat ‘parandaluese’, të përmendura nga ministri i Mbrojtjes, Suh Wuk, situata do të ndryshojë”, ka thënë ajo. “Në atë rast, vetë Koreja Jugore do të kthehet në shënjestër”. (ReL)

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …