Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara pezulloi Rusinë nga Këshilli për të Drejta të Njeriut

Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara pezulloi Rusinë nga Këshilli për të Drejta të Njeriut

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka pezulluar Rusinë nga Këshilli për të Drejta të Njeriut, pas raportimeve “për shkelje sistematike dhe abuzim të të drejtave të njeriut”, nga trupat ruse që kanë pushtuar Ukrainën. Kjo kërkesë e shtyrë nga Shtetet e Bashkuara është miratuar me 93 vota për, 24 kundër dhe 58 shtete kanë abstenuar. Në mesin e vendeve që kanë mbështetur pezullimin janë: Shtetet e Bashkuara, kombet e Bashkimit Evropian, Mbretëria e Bashkuar dhe vetë Ukraina.

Kina, Siria dhe Bjellorusia kanë votuar kundër.

India, Egjipti dhe Afrika e Jugut kanë qenë në mesin e vendeve që kanë abstenuar.

Për pezullimin e Rusisë janë nevojitur dy të tretat e shumicës.

Pezullimet e tilla janë të rralla. Libia është pezulluar më 2011 për shkak të dhunës kundër protestuesve nga forcat besnike të ish-liderit, Muammar Gaddafi. Rusia ka paralajmëruar se vota për apo abstenimi do të konsideron “gjeste jomiqësore” me pasoja për lidhjet bilaterale, sipas një shkrese që ka parë agjencia e lajmeve, Rojters.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …