Brickos

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu ka vendosur t’i hyjë garës me qëllim për të bërë ndryshime

Arbër Vllahiu: Prishtina nuk mund të udhëhiqet më inate, arrogancë, bllokada dhe me asnjë proces që e ngadalëson zhvillimin e qytetit

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, ka deklaruar se Prishtina nuk mund të udhëhiqet me inate dhe bllokada, por duhet të shihet si një qytet që do të ecë me hapa të përshpejtuar, drejt një zhvillimi më të hovshëm, si kryeqytet që do të jetë i barabartë me të gjitha kryeqytetet e tjera të rajonit dhe në gjerë. Ai në një postim në rrjetin social është zotuar se gjatë mandatit të tij do ta bën Prishtinën pjesë të ndryshimeve, e cila do të jetë në hap me të gjitha zhvillimet në rajon dhe më gjerë.

“Unë do të përfaqësoj Prishtinën, do të përfaqësoj qytetarët e Prishtinës. Qytetarin do ta afroj me Prishtinën dhe do ta bëjë pjesë të ndryshimeve, pjesë të zhvillimit të qytetit, që qytetarët ta shohin Prishtinën si pronën e tyre. Do të thotë, si një qytet që e duan, si një qytet ku jetojnë, si një qytet ku punojnë bashkë dhe e zhvillojnë bashkë. Prishtina nuk mund të udhëhiqet më as me inate, nuk mund të udhëhiqet më as me arrogancë dhe as me bllokada, nuk mund të udhëhiqet më me asnjë proces që e ngadalëson zhvillimin e qytetit, por duhet të shihet si një qytet që do të ecë me hapa të përshpejtuar, drejt një zhvillimi më të hovshëm, si kryeqendër, si kryeqytet i Kosovës, dhe si kryeqytet që do të jetë i barabartë me të gjitha kryeqytetet e tjera edhe në rajon, por edhe më gjerë. Një Prishtinë që është në hap me të gjitha zhvillimet në rajon dhe më gjerë, por kryesisht duke i ruajtur karakteristikat e saj”, ka shkuar Vllahiu.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …