leoni

Ariana Musliu-Shoshi

Ariana Shoshi: Edhe zëvendësministrja, Liza Gashi e përfshirë në aferën e Donika Shvarcit dhe Fikrim Damkës

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi e cila kohë më parë kishte denoncuar  aferën e keqpërdorimit të mbi 1 milion eurove me miratim të ministrave: Donika Shwarz dhe Fikrim Damka, tha se pjesë e kësaj afere po del të jetë edhe zëvendësministrja Liza Gashi. Në përfitimin e 1 milion e 40 mijë eurove që iu dhanë kundërligjshëm një organizate joqeveritare me miratimin e ministrave Fikrim Damka e Donika Shwarz, po del se ka gisht edhe zv. ministrja Liza Gashi, pasiqë në memorandimin e bashkëpunimit është përfshirë edhe organizata GERMIN. Ajo tha se  Liza Gashi përveç që ka qenë drejtuese e organizatës “GERMIN”, deri në ditën kur u emërua zëvendësministre, është zotuar se do ta mbështes këtë organizatë bashkë me “shërbyesit” e saj nga Ministria e Diasporës. “E këta ‘shërbyes’ të zellshëm vazhdojnë të shpërblehen me pozita drejtuese në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në kundërshtim  me ligjet në fuqi. Projkti ka filluar të zbatohet e si pasojë e keqpërdorimit nuk do të amnistohet nga organet e drejtësisë as Liza as ‘shërbyesit’ e saj! Zonja Liza, ministria nuk është botë e çudirave”, u  shpreh Ariana  Musliu-Shoshi.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …