Arianit Koci: Gjykata Speciale nuk po respekton as minimalisht Kosovën dhe qytetarët e saj

Arianit Koci: Gjykata Speciale nuk po respekton as minimalisht Kosovën dhe qytetarët e saj

Afati gjashtëmujor për konfirmimin e aktakuzës ndaj kryetarit Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli ka skaduar, por megjithëkëtë nuk ka asnjë informatë nga Dhomat e Specializuara se çfarë po ndodhë me ta. Për këtë ka reaguar avokati kosovar Arianit Koci që tha se ky institucion s’po respekton as minimalisht Kosovën dhe qytetarët e saj. Madje, për Thaçin tha se si individ po i shkelen të drejtat e njeriut. Koci ka theksuar se nëse nuk vijnë ende informata zyrtare do të humbet besimi ndaj kësaj gjykate. Thaçi dhe Veseli po dyshohet se mund të jenë fajtorë për afër 100 vrasje. Prokurori i Specializuar kishte thënë se nxjerrja e informatave u bë për shkak se Thaçi dhe Veseli kishin bërë përpjekje për të penguar punën e Speciales.

Kontrolloni gjithashtu

Banka Botërore e radhitë Shqipërinë me inflacion 13.2%, Kosovën 19.2%, Serbinë 19.3%, Maqedoninë 21.5% Malin e Zi 23.1%

Ngërçi politik rrezikon stabilitetin ekonomik të Kosovës – paralajmërimet e Bankës Botërore injorohen

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës për gati katër muaj po thellon pasiguritë ekonomike dhe institucionale …