Arkivi i Kosovës prej sot deri më 29 mars 2019 ka hapur dyert e veta për publikun

Arkivi i Kosovës prej sot deri më 29 mars 2019 ka hapur dyert e veta për publikun

Arkivi i Kosovës prej sot deri më 29 mars 2019 ka hapur dyert e veta për publikun. Java e arkivit të hapur organizohet për të sensibilizuar  opinionin e gjerë lidhur me rëndësinë dhe punën e arkivit si institucion. Këtë javë Arkivi i Kosovës ka shënuar  ditën e themelimit, 68 vjetorin e  tij, andaj për nder të kësaj dite nga data 25 deri më 29 mars 2019 ka hapur dyert e veta për publikun. Gjatë kësaj jave publiku do të ketë mundësinë të shoh për së afërmi punën dhe aktivitetet që bëhen në ambientet e Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës me qëllim të ruajtjes, mbrojtjes, prezantimit dhe përgatitjes për shfrytëzim të trashëgimisë së shkruar që posedon ASHAK.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: LDK po shndërrohet në patericë të pushtetit, Abdixhiku ofroi menjëherë ndihmë për zgjedhjen e presidentit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka komentuar me tone kritike zhvillimet e fundit në …