Brickos

Armata e Izraelit ka goditur pozicionet e mbajtura nga Qeveria siriane dhe aleatët e saj pro-iranianë pranë Damaskut

Armata e Izraelit ka goditur pozicionet e mbajtura nga Qeveria siriane dhe aleatët e saj pro-iranianë pranë Damaskut

Armata e Izraelit ka  goditur  pozicionet e mbajtura nga Qeveria siriane dhe aleatët e saj pro-iranianë pranë Damaskut,  ka njoftuar Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, një organizatë që monitoron luftën,  në Siri. Agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA konfirmoi sulmet por tha se ato shkaktuan vetëm dëme materiale. “Një agresion me raketa u ndërmor nga armiku”, i ka thënë agjencisë, një burim ushtarak. Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani të Madhe tha se shënjestrat e sulmeve ishin pozicionet e ushtrisë dhe depot e armëve që u përkisnin milicive të mbështetur nga Irani. Organizata tha se nga sulmet e ngjashme javën e kaluar janë vrarë pesë militantë. Izraeli shumë rrallë i komenton sulmet në Siri, por ka konfirmuar kryerjen e qindra sulmeve që nga shpërthimi i luftës civile në vitin 2011. Izraeli po bën përpjekje ta ndalojë Iranin të fitojë terren në Siri, ku qeveris vrastari i popullit të Sirisë,  Bashar al Assad, që ka përkrahjne e Iranit dhe të Rusisë, dy shtete të forta të rajonit dhe botës. Edhe pse këto dy shtete kanë armiqësi me Amerikën, ajp mbështet Izraelin të në gjitha sulmet kudo në botën arabe.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …