Armend Zemaj: Kjo qeveri është e vetmja që ministrat e zëvendëskryeministrat kanë sjellje jo të hijshme ndaj deputetëve

Armend Zemaj: Kjo qeveri është e vetmja që ministrat e zëvendëskryeministrat kanë sjellje jo të hijshme ndaj deputetëve

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka deklaruar se dhuna e përdorur në Kuvend është mjet i papranueshëm. Ai thekson se një veprim i tillë, ndaj deputetëve të Kuvendit, është parë vetëm nga Qeveria Kurti. Zemaj e ka cilësuar Qeverinë Kurti si e vetmja anëtarët e së cilës kanë një sjellje jo të hijshme ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës. “Ndoshta për nga jetëgjatësia mund të kemi mentalitete të ndryshme dhe mund të marrim krahasime të zhvillimeve, të raportit Qeveri-Kuvend por mund të them me keqardhje se kjo qeveri është e vetmja që ministrat e zëvendëskryeministrat kanë sjellje jo të hijshme ndaj deputetëve. Ka gjuhë joparlamentare, fyese, intervenime të kohëpaskohshme që vendosin deputetet në siklet ose jashtë diskutimet dhe fatkeqësisht janë toleruar duke menduar që kalohen”, ka deklaruar ai. Zemaj ka deklaruar se dhuna e përdorur në Kuvend është mjet i papranueshëm

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …