Ministria e Arsimit njofton se më fillimin e vitit të ri shkollor arsimit dual i shtohen edhe 8 drejtime të reja profesionale

Ministria e Arsimit njofton se më fillimin e vitit të ri shkollor arsimit dual i shtohen edhe 8 drejtime të reja profesionale

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se nga viti shkollor 2023/2024, arsimi dual do të zgjerohet edhe me 8 profile të reja. “Vitin e kaluar për herë të parë ka filluar mësimi dual në 4 shkolla profesionale, me 4 profile në 3 komuna të ndryshme. Falë rezultateve pozitive nga viti i kaluar, vitin e ardhshëm shkollor po e zgjerojmë arsimin dual edhe me 8 profile të reja. Ky është një hap shumë i rëndësishëm për lidhjen e arsimit me tregun e punës. Përveç profileve Kuzhinier, Asistent i mikpritjes hoteliere (kamarier), Floktar e Murator, tashmë po shtohen edhe këto profile: rrobaqepësi, automekanik, metal përpunues, përpunues i drurit, instalues i ngrohjes dhe klimatizimit, instalues elektrik, tregti me shumicë dhe pakicë dhe estetist. Konkurset për pranimin e nxënësve janë hapur sot dhe do të mbyllen të enjten, më 20 korrik. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit inkurajon nxënësit që ta shfrytëzojnë këtë mundësi duke u bërë pjesë e këtyre profileve”, thuhet në njoftim,

Kontrolloni gjithashtu

Shoqatat e dala nga lufta- dega në Pejë njoftim publik për 5 Majin – Dita e Dëshmorëve

OVL, SHIL, SHFD të UÇK-së – dega në Pejë, njoftojnë opinionin publik për zhvillimin e …