Armend Zemaj: Paaftësitë e veta menaxheriale Qeveria po i paraqet si të gjetura të komplikuara të situatës pandemike

Armend Zemaj: Paaftësitë menaxheriale Qeveria po i paraqet si të gjetura të komplikuara të pandemisë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i ka reaguar deklaratave të ministrit aktual Arben Vitia që u ankua se nga Qeveria Hoti nuk ka pranuar dokumentet e nevojshme sa i përket diskutimit për të siguruar vaksinat anti-Covid. Zemaj ka thënë se këto deklarime nuk i bëjnë nder Vitisë, duke thënë se ky i fundit nuk ka paraqitur as program politik për sektorin e shëndetësisë. “Kjo mendoj nuk ju bën nder as juve, nuk keni paraqit as program politik për sektorin e shëndetësisë e këtë po e tregoni edhe sot”, tha ai. Sipas ish-ministrit, Vitia po tenton që “paaftësitë e tij menaxheriale t’i paraqes si situatë të komplikuar pandemike”. “Ju ose jeni keqinformuar ose po tentoni paaftësitë tuaja menaxheriale t’i paraqitni si të gjetura të komplikuara të situatës pandemike ose të situatës së shëndetësisë. Dy gjëra që ju i thatë nuk janë të vërteta, është që të gjitha dosjet që ndërlidhen me vaksinat, përfshirë të gjitha negociatat dhe kërkesat e komunikimet ju kam dorëzuar në pranim dorëzim të detyrës si protokoll demokratik të cilin unë nuk e kam gjetur as nuk kam pranuar asnjë dokumentacion kur kam pranuar mandatin. Se cka keni bërë e si i keni trajtuar dosjet ku janë përgjigjen duhet ta kërkoni te stafi juaj”, tha ai.

 

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …