Avokatit të Popullit: 1 Qershori është mundësi për të reflektuar si shoqëri për gjendjen dhe të drejtat e fëmijëve

Avokatit të Popullit: 1 Qershori është mundësi për të reflektuar si shoqëri për gjendjen dhe të drejtat e fëmijëve

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Institucioni i Avokatit të Popullit shpreh rëndësinë e kësaj date për të reflektuar si shoqëri lidhur me gjendjen e të drejtave të fëmijëve. Kjo ditë duhet të shërbej si një thirrje për të gjithë lidhur me mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve të cilët janë bartës të të drejtave të tyre dhe që duhet të jenë pjesëmarrës aktivë në realizimin e tyre. Raporti i Avokatit të Popullit për vitin e kaluar ka treguar se fëmijët ende hasin në vështirësi për gëzimin e plotë të të drejtave të tyre, veçanërisht në realizimin e së drejtës për arsim dhe mbrojtje sociale dhe shëndetësore. Avokati i Popullit thekson se fëmijët duhen të kenë një jetë pa dhunë si e drejtë themelore dhe parakusht i domosdoshëm për shëndetin fizik dhe mendor të fëmijës. Përkundër kësaj, kohëve të fundit janë shënuar disa raste eklatante të dhunës ndaj fëmijëve por edhe ndërmjet tyre nëpër shkolla. Këto ngjarje duhen të merren seriozisht nga të gjitha institucionet që të parandalohen në të ardhmen në mënyrë që fëmijët të mos ndjehen të pasigurt në shkolla.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja Rozeta Hajdari, akuzohet nga Prokurorinë Speciale për veprën penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar

Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se sipas ftesës zyrtare, ministrja Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta …