Armend Zemaj: Qeveria Kurti është fajtore për rritjen enorme të rasteve me virusin korona

Armend Zemaj: Qeveria Kurti është fajtore për rritjen enorme të rasteve me virusin korona

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se qeveria është fajtore për rritjen enorme të rasteve me Covid-19. Ai tha se zyrtarët qeveritarë u thanë njerëzve se e kishin mposhtur virusin, derisa të njëjtit kritikonin ish-Qeverinë Hoti në kohën kur kishte rritje të rasteve. “500 punëtorë shëndetësorë u pushuan nga puna. Masat u ulën. Njerëzit i ulën duart poshtë pasi u tha se nuk kishte më virus. Ministri dhe kryeministri u thanë njerëzve se nuk kishte më virus. Nuk kishte më deklarime mediale që tu thonin njerëzve se kujdesi dhe analizimi i ngjarjeve po vazhdonte. kishte pauzë. Dhe kjo pauzë po na kushton”, tha ai. “U krijua disbalancë e tmerrshme menaxheriale në monitorimin e situatës me Covid-19. Nuk eshte e vertete që thonë se qytetarët i kishin fajet”, përfundoi Zemaj.

Kontrolloni gjithashtu

Shukri Buja

Shukri Buja reagon pas vendimit të Themelores: “Vendim i pabazë, tentim për të më ndalur politikisht në Lipjan”

Shukri Buja, kandidat i PDK-së,  për kryetar të Komunës së Lipjanit, ka reaguar ashpër ndaj …