Fillimi / Analiza / Dardan Molliqaj: Tani kur ndaj UÇK-së po bëhet luftë speciale, jashtë e brenda vendit, mbrojtja e saj është detyrë e kohës
Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Tani kur ndaj UÇK-së po bëhet luftë speciale, jashtë e brenda vendit, mbrojtja e saj është detyrë e kohës

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka shkruar për aktivitetin e kësaj partie, ku  dje u protestua kundër kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova. Tani  kur ndaj UÇK-së po bëhet luftë speciale, jashtë e brenda vendit, mbrojtja e saj është detyrë e kohës. Është mbrojtje e shtetit të Kosovës. Sepse nuk qëndron dot, e fortë dhe e sigurt, një ndërtesë që ia gërryejnë themelin”. “Kur nuk e mbron UÇK-në, tashmë je rreshtuar. Ke marrë pozicion, kundër UÇK-së. Prandaj i arreston ata që e mbrojnë. Prandaj i mbron, i ngritë lartë, e u jep pozita atyre që e luftojnë”, ka shkruar Molliqaj. Ai ka theksuar se dhuna policore ndaj tyre, nuk është thjeshtë ndaj tyre, por është dhunë e mosdurimit të pushtetit sa herë që i shpaloset pozicioni i tij i gabuar. Po ky pushtet, me këtë mënyrë të të menduarit, u ka dhënë zemër fraksioneve brenda policisë që janë kundër UÇK-së. U ka dhënë zemër të sillen dhunshëm ndaj kujtdo që është kundër qeverisë. Mbrojtja e UÇK-së është detyrë e kohës. Është detyrë e secilit. Është detyrë që do të kryhet, pavarësisht çfarë dhune nxjerrë pushteti përballë, ka saktësuar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Dritan Abazoviq

Dritan Abazoviq: Nuk jam zemëruar nga ofendimet e rënda, por do t’ua tregojë gjithmonë vendin, atyre që nxisin urrejtje

Zëvendës-kryeministri i Malit të Zi dhe lideri i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq tha se ...