Arsim Bajrami

Arsim Bajrami konsideron se Kosova bëri gabim, kur vendosi të hyjë në dialog me Serbinë, pas vendimit të GJND-së

Profesori universitar Arsim Bajrami konsideron se Kosova bëri gabim që vendosi të hyjë në dialog me Serbinë, pas shpalljes së Pavarësisë. Ai thotë se partitë politike duhet t’i lënë anash interesat partiake dhe të krijojnë një konsensus sa i përket dialogut me Serbinë. “Edhe vetë kam përgjegjësi për dështimet në dialog, pasi kam qenë pjesë e institucioneve, edhe pse unë nuk kam pasur kompetenca në dialog. Kosova pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë,  në vitin 2010, e cila konfirmoi legalitetin dhe legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë nuk është dashur të hyjë në asnjë dialog. Ne është dashur të këmbëngulim se e kemi vendimin e GJND-së, pavarësia jonë është legjitime dhe ne mund të bisedojmë me Serbinë vetëm pas njohjes reciproke dhe t’i zgjidhim problemet teknike një nga një. Kjo s’ka ndodhur, por jemi futur në një dialog, të cilin unë e quaj si qorrsokak ka mes tjerash profesor Arsim Bajrami për RTK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …