Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: Gjatë Qeverisë Kurti, rryma është shtrenjtuar mbi 140%

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për rritjen e çmimeve të energjisë elektrike. Sipas tij, gjatë katër viteve të fundit, çmimi i rrymës është rritur tri herë. Për konsumatorët që harxhojnë mbi 800 kwh në muaj, rritja ka arritur mbi 140%. Edhe ata që konsumojnë më pak janë prekur, me një rritje mbi 30%. Behrami akuzon Qeverinë se qytetarët po detyrohen të hyjnë në kredi për nevojat bazë. Ai ironizon me kryeministrin Kurti për lidhjet politike, duke thënë se vetë nuk ndjen efektin e krizës. Sot, energjia është shtrenjtuar edhe më shumë – me 16.3% për të gjithë konsumatorët. Ai thotë se me 700 milionë euro të shpenzuara për rrymë, Kosova do të kishte ndërtuar 70% të një termocentrali. Kritikat vijnë në kohën kur çmimet dhe kostoja e jetesës janë në rritje. Behrami kërkon transparencë dhe zgjidhje afatgjate për energjinë.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …