Artisti i madh Gaqo Çako u nda nga jeta në moshën 83 vjeçare

Artisti i madh Gaqo Çako u nda nga jeta në moshën 83 vjeçare

Artisti i madh shqiptar, Gaqo Çako u nda nga jeta në moshën 83 vjeçare. Ai ishte një nga emrat e mëdhenj të Panteonit të muzikës shqiptare.

Në vitet 1957-1961 studioi në konservatorin “Çajkovski” të Moskës dhe pas kthimit në Shqipëri u emërua tenor i përhershëm i Teatrit të Operës dhe Baletit të Tiranës, ku këndoi shumë nga rolet e para të repertorit operistik, duke u bërë kështu tenori kryesor për tri dekada me radhë.

Përvoja dhe karriera e tij mjaft e pasur në operat “Traviata”, “Bohema”, “Rigoleto”, “Norma”, etj, si dhe operat shqiptare “Mrika”, “Lulja e kujtimit”, “Pranvera”, “Skënderbeu”, “Toka e jonë” etje, Pjetër Gacit, etj, e bënë atë me një karrierë të shkëlqyer.

Por Gaqo Cako nuk qendroi vetem ne opera. Ai u popullarizua nëpërmjet këngës, veçanërisht atyre të Festivaleve të Radios dhe televizionit shqiptar dhe ka interpretuar disa nga kenget me te mira te muzikes shqiptare.

Vitet e fundit u ringjit në skenë në disa spektakle që rikthyen muzikën shqiptare më të mirë të një shekulli.

Ai është babai i kënëgatarit gjithashtu të mirënjohur, Pirro Çako.

(Top Channel)

Kontrolloni gjithashtu

Blerim Metaj: SHQIPËRIA

Blerim Metaj: SHQIPËRIA

Ty Shqipëri ta puthi ballin, T’i njoh plagët e ta di hallin, T’i njoh dhimbjet …