leoni

OMK: Të gjitha institucioneve publike të vihen në zbatim të plotë të Ligjit për Luftimin e Pandemisë

As pandemia e shkaktuar nga virusi korona nuk ka ndikuar në ndaljen e ikjeve të mjekëve të rinj nga Kosova

Ikja e mjekëve nga Kosova po vazhdon edhe në këtë kohë pandemie. Sipas zyrtarëve shëndetësorë, vetëm gjatë vitit 2020 kanë ikur jashtë vendit 101 mjekë. E në bazë të një hulumtimi të bërë nga Federata Sindikale e Shëndetësisë rezultoi se 90 për qind e mjekëve të rinj janë duke u përgatitur që të emigrojnë jashtë vendit. Trendi i ikjes së mjekëve nga Kosova për të kërkuar kushte më të mira të punës dhe pagë më të lartë po vazhdon. As pandemia me COVID-19 që izoloi botën, nuk i ka ndalur kërkesat e tyre për të migruar jashtë vendit. Kështu thonë zyrtarë të fushës, sipas të cilëve vetëm gjatë vitit 2020 kanë ikur jashtë vendit 101 mjekë. Ndryshe në Kosovë janë rreth 300 mjekë që vazhdojnë të jenë të papunë. Prej tyre rreth 200 janë mjekë stomatologë. Ajo që shihet si brengosëse sipas kryetarit të Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, është se sipas hulumtimeve që ata i kanë bërë, 90 për qind e mjekëve të rinj kanë deklaruar se do të ikin jashtë Kosovës. Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, tha për Radio Kosovën se trendi i ikjes së mjekëve nga vendi nuk ka ndryshuar as gjatë vitit 2020.

 

Kontrolloni gjithashtu

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner, në një intervistë …