Asambleja e Fëmijëve në Ferizaj ishte nikoqire e takimit me Asamblenë e Fëmijëve në Gjilan, diskutohet roli dhe pozita e fëmijëve në shoqëri

Bashkëpunimi mes fëmijëve të përfaqësuar në Asamblenë e Fëmijëve po rritet e dinamizohet edhe me strukturat e tilla në komunat tjera. Sot, Asambleja e Fëmijëve në Ferizaj ishte nikoqire e përfaqësuesve të Asamblesë së Fëmijëve nga Gjilani, takim ky që u mbajt me mbështetjen e Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj, në kuadër të ndërveprimit me organizatat “Save the Children” dhe “Syri i Vizionit”. Temë e diskutimit në këtë takim ishte koordinimi i veprimeve në këtë fushë si dhe shkëmbimi i përvojave mes këtyre strukturave, shkëmbimi i ideve si dhe kërkesat e përbashkëta me synimin e përmirësimit të pozitës së fëmijëve në shoqëri. Ky aktivitet që u mbajt në kuadër të Planit të Punës së Asamblesë së Fëmijëve në Ferizaj do të vijoj të intensifikohet me qëllim të bashkërendimit të aktiviteteve në dobi të përfaqësimit të interesave të fëmijëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu i bënë thirrje qytetarëve t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit të popullisë

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu lut qytetarët t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit …