Një pankartë me foto të krimeve serbe në fshatin Mushtisht i ka zemëruar kriminelët e zyrtarët në Beograd

Asamblistët e komunës së Therandës kanë votuar unanimisht një deklaratë lidhur me serbët në Mushtisht

Asamblisti i PDK-së në Asamblenë Komunale të Therandës, Alush Shala  sot lexoi deklaratën rreth kthimit të serbëve në fshatin Mushtisht. “Duke qenë se plagët janë të hapura, së pari të kthehen të zhdukurit, të ketë kërkim falje nga serbët, të vihen para drejtësisë personat e inkriminuar, e pastaj të krijohet klima për kthim”, ka thënë ndër të tjera Shala, transmeton TherandaPost. Asamblistët e Kuvendit Komunal kanë votuar unanimisht këtë deklaratë. Kjo pikë nuk ka qenë pjesë rendit të ditës, por në fillim të takimit, asamblisti Shala nga PDK kërkoi fillimisht që të futet në rend të ditës, gjë që u bë. Të kujtojmë se muajin gusht ka dështuar një kthim i përkohshëm i serbëve, që u pengua nga banorët e fshatit Mushtisht.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Dejona Mihali duhet të shpallet person non-grata, po i dirigjon deputetët e Vetëvendosjes se si të votojnë në Kuvend

Ganimete Musliu: PDK nuk do t’i nënshtrohet presionit për ta votuar presidentin e Vetëvendosjes

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se PDK-ja nuk …