Teuta Haxhiu

Opozita: Shkelja e Kushtetutës, nënshkrimi i marrëveshje të dëmshme për vendin, janë arsyet për dorëheqje të Qeverisë

Përfaqësuesit e partive opozitare konstatojnë dhe janë të pajtimit se Shkelja e Kushtetutës dhe nënshkrimi i marrëveshje të dëmshme për vendin, janë arsyet kryesore pse kjo Qeveri duhet të japë dorëheqje sa më parë dhe të caktohet koha për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Koordinatorja  nga Qendra në Lëvizjen Vetëvendosje, Teuta Rrusta  ka thënë se kjo Qeveri ka cenuar rendin kushtetues andaj edhe nuk e meriton më tutje të qeverisë. “Kjo qeveri u përpoq t’ ua imponojë  qytetarëve të vendit dy projekte jashtëzakonisht të dëmshme për sovranitetin dhe integritetin e vendit, Asociacionin e komunave serbe dhe  Demarkacionin me Malin e Zi. Në këtë mënyrë ajo ka shkelur 23 herë Kushtetutën. Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu ka thënë se koalicioni qeverisës ka krizë legjitimiteti dhe ajo po shihet çdo ditë në punët e saj, sepse ajo po e kontrollon edhe Kuvendin. Prandaj, zgjedhjet e parakohshme duhet të ndodhin menjëherë. Në këtë mënyrë do të lihej vendi për ardhjen e një Qeverie të përgjegjshme ku secili do të bënte punën e tij në mënyrë profesionale, ka thënë deputetja, Teuta Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …