Asfaltohet rruga në lagjen ,,Myrtaj” në Jashanicë të Klinës

Në lagjen “Myrtaj” në fshatin Jashanicë të Klinës ka përfunduar asfaltimi i rrugës 1.3 km e gjatë.

Asfaltimi i kësaj rruge shënon fillimin e rregullimit të infrastrukturës rrugore në gjitha lagjet e fshatit me çka do të krijohen lehtësi në lëvizje të banorëve dhe lidhje më të shpejt e më të lehtë me rrugën kryesore. Punimet nga afër i ka përcjellë kryetari i komunës së Klinës, Sokol Bashota, i cili u ka thënë banorëve të kësaj lagje se projektet në infrastrukturë rrugore do vazhdojnë edhe në lagjet tjera duke përfshirë edhe rregullimin e kanalizimit. Jashanica ka qenë dhe mbetet prioritet i pushtetit lokal, ka thënë kryetari Bashota, duke shtuar se në shumë fshatra të Klinës po realizohen projekte të shumta në fusha të ndryshme që ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti vizitoi fshatin Stubëll

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti vizitoi fshatin Stubëll. Aty  nga afër ai …