leoni

Welt: BE synon krijimin e mini-Jugosllavisë në Ballkan

Welt: BE, pasi ka “marrë” Kroacinë e Slloveninë po pretendon ta krijojë një Jugosllavi të re në Ballkan

Me rastin e samitit në Trieste, i cili mblodhi liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, gazeta gjermane “Welt” shkruan se Bashkimi Evropian në Ballkan dëshiron që të krijojë një mini-Jugosllavi të re. Samiti në Trieste mblodhi vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë. Në artikull thuhet se BE-ja nuk është në gjendje që të pranojë anëtare të reja dhe se për këtë arsye dëshiron të krijojë unionin e doganave. “Unionin e doganave të planifikuara ballkanike pritet ta përbëjnë Bosnja, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, pra të gjitha shtetet e krijuara pas rënies së Jugosllavisë, si dhe mundësia që të jetë edhe Shqipëria, ndërsa nga BE porositin  se çfarëdo krijimi i hapësirës së përbashkët  ekonomike të këtyre vendeve do t’i bënte më të përgatitur për hyrje në BE, kur dhe nëse ajo do të jetë e gatshme që t’i pranojë në shoqërinë e saj”, shkruan Welt. Njëkohësisht, BE dëshiron të ruajë ndikimin e vet në rajon, në të cilin po “përleshen fuqitë e mëdha rivale”. Për fat Sllovenia dhe Kroacia tashmë janë anëtare të BE-së. “Qëllimi i unionit të doganës është të çaktivizojë burën e barutit ballkanik”, shkruan ndër të tjera gazeta gjermane. Sipas gazetës, më së paku dobi nga unioni i doganave të Ballkanit Perëndimor do të kishte Mali i Zi, derisa për Kosovën kjo ide, pavarësisht dominimit të Beogradit, do të mund t’i sillte më së shumti dobi, pasi që bëhet fjalë për shtetin, i cili është më larg drejt anëtarësimit në BE, dhe se ky do të ishte hapi i parë në këtë drejtim.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …