FDH: Organet shtetërore të Serbisë kanë marrë pjesë në depërtimin e banorëve të Srebrenicës

FDH: Organet shtetërore të Serbisë kanë marrë pjesë në depërtimin e banorëve të Srebrenicës

Organet shtetërore të Serbisë kanë marrë pjesë në depërtimin e banorëve të Srebrenicës. Banorët e fshatrave: Lloznicë, Baina Bashta, dhe Lubovije kanë ditur për pushkatimin masiv të banorëve të Srebrenicës, bën të ditur Fondi për të Drejtën Humanitare.

Të dhënat për 30 mashkuj të Srebrenicës, të cilët në periudhën prej 15 korrikut deri më 1 gusht të vitit 1995 janë arrestuar dhe iu kanë dorëzuar Ushtrisë së Republikës Serbe, 10 prej të cilëve ende konsiderohen të zhdukur,  janë gjetur në varrezat masive dhe  iu kanë bashkuar dosjes: “Deportimi i të ikurve nga Srebrenica”. Kjo dosje ka të bëjë me rolin e autoriteteve të larta shtetërore të Serbisë në depërtimin e të arrestuarve në territorin e Bosnjes dhe Hercegovinës,  dorëzimin e tyre policisë së Rebulikës serbe, bën të ditur agjencia turke e lajmeve, Anadaly. Dihet se po ashtu se banorët e fshtrave të përmendur kanë ditur për depërtimin dhe pushkatimin masiv të tyre. Organet shtetërore të Serbisë kanë ditur për të gjitha krimet, për vrasjet masive të mijëra banorëve të Srebrenicës thuhet mes tjerash në dokumentin e Fondit për të Drejtën Humnitare.

Hulumtuesi i FDH-së, Nemanja Stepanoviq thotë se institucionet e Serbisë edhe pas 22 viteve nga gjenocidi, që është kryer në Srebrenicë, nuk po gjejnë forcë të fillojnë hetimet, lidhur me përgjegjësitë e Shtetti të Serbisë gjatë luftës në Bosnje. Fjala “gjenocid” është e ndaluar të përdorët në Serbi, atë nuk e gjen dot në aktakuza, madje mohohet çfarëdo  lidhje që ka pasur Serbia gjatë luftës në Bosnje. Këtë e heshtin të gjithë, e heshtin edhe ndihmën që ka dhënë Beogradi zyrtar, heshten edhe emrat e atyre që e kanë projektuar  dhe e kanë zbatuar atë gjenocid, ka thënë mes tjerash, Stepanoviq. (Al-Xhazira-RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …