Asgjësohen më shumë së 200 kg mish i prishur

Në vazhdën e aktiviteteve të Drejtorisë së Inspektoratit, për kontrolle të produkteve ushqimore në marketet dhe dyqanet e komunës së Skenderajt, inspektorët e këtij dikasteri kanë bërë inspektim në një nga qendrat tregtare në qytet, ku kanë gjetur një sasi të madhe mish viçi i prishur, prej 184 kg, në vlerë prej 1 mijë e 199 euro, si dhe 43 kg mish pule i prishur. Sipas raportit të Inspektorëve komunal, sasia e mishit është gjetur tek Qendra Tregtare “Arjeta”, nga e cila është sekuestruar dhe është dërguar në vendin e sigurt ku edhe është asgjësuar. Inspektorati i Komunës ka ndërmarrë masa konkrete ndaj rastit në fjalë, duke e gjobitur biznesin, konform dispozitave ligjore.

Komuna e Skenderajt nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që qytetarëve t’u servohen produkte që përbëjnë rrezik për shëndetin e tyre. Për të arritur këtë, kërkohet të bashkëpunohet ngushtë me qytetarët, andaj Komuna e Skenderajt u bën thirrje të gjithëve të paraqesin tek organet kompetente çdo rast dyshimi të produkteve të prishura ushqimore apo me afat të skaduar.

 

Kontrolloni gjithashtu

Jetën ia falën lirisë, që të jetojë i lirë shqiptari

Sot në Gllogjan e Maznik të komunës së Deçanit, në nder të 25-vjetorit të rënies …