ASH: Opozita shqiptare hoqi dorë nga anëtarësimi në BE, vetëm t’i pëlqejë Hristijan Mickoskit!

Kryetari i Aleancës  Shqiptare, Ziadin Sela,  thotë se Hristijan  Mickoski konfirmoi sot turpin e opozitës shqiptare të cilët janë të gatshëm të bëjnë çdo kompromis me fatin e qytetarëve, vetëm për t’i pëlqyer Mickoskit. Për ta arritur këtë ata kanë hequr dorë edhe nga kushtëzimi për ndryshimet kushtetuese që nënkupton heqje dorë edhe nga anëtarësimi i vendit në Bashkimin Europian. Ata janë të gatshëm ta rikthejnë vendin në izolim vetëm e vetëm që të jenë servil të VMRO-së dhe Mickoskit e me këtë ti nënshtrojnë edhe shqiptarët, turqit, romët, boshnjakët dhe të gjjthë qytetarët për interesat e tyre. Këtë turp dhe tradhti Mickoski ua nxori në shesh haptazi, ndërsa ata nuk e thonë asnjë fjalë, që dëshmon se sa janë servilosur dhe sa janë nënshtruar. Iu bëjmë apel qytetarëve që të mos shqetësohen, sepse servilizmi i opozitës shqiptare do të mbetet vetëm një turp i tyre në histori, ndërsa Fronti Europian me mbështetjen tuaj nuk do të lejojë skenare të këtilla dhe bashkërisht do ta realizojmë ëndrrën europiane. (tvklan.mk)

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …