Nëpërmjet një kumtese të lëshuar nga Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut thuhet se kryetari i komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq, vazhdon me provokimet e tij ndaj një realiteti të pakontestueshëm siç është Kosova e pavarur. “Ky serbofil që sheh ëndrra me sy hapur, harron se është kryetar i Komunës Qendër të Shkupit, kryeqytetit të një vendi që ka pranuar dhe ka njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran dhe është i obliguar t’i respektojë vendimet e Qeverisë, Kuvendit por edhe Kushtetutën e vendit”, thuhet në njoftimin e Aleancës Shqiptare. Ata njëherit Bogdanoviq të ju kërkojë falje shqiptarëve të Kosovës por edhe gjithë̈ shqiptarëve për provokimin e rëndë dhe të pa justifikueshëm”, thuhet në fund të kumtesës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
