ASHNA

ASHNA reagon lidhur me Ligjin për Pagat

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) vlerëson se përfshirja e ASHNA-së në Ligjin për Pagat në Sektorin Publik i cili u miratua nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është në kundërshtim me praktikat e Komisionit Evropian për pavarësinë  e Agjencive që menaxhojnë trafikun ajror, kur dihet mirëfilli së të hyrat e tyre gjenerohen  nga shërbimet e navigimit ajror që u ofrohen aviokompanive ajrore. Po ashtu, përfshirja në Ligjin e Pagave, bie ndesh edhe me Nenin 5.5 të Ligjit Nr. 04/L-250 për Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, ku theksohet se, ASHNA ka kapacitet të plotë juridik dhe vepron si një̈ ofrues i shërbimeve jofitimprurëse, i cili mbulon shpenzimet dhe bazohet në performancë. ASHNA, nuk ka qenë e njoftuar se është përfshirë në këtë ligj, pasi që deri në dorëzimin në Kuvendin e Kosovës nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka qenë e përjashtuar nga ky ligj, mirëpo është përfshirë në ligj nga ana e Komisionit Parlamentar për Administratë Publike. Andaj, menaxhmenti i ASHNA-së, duke shprehur shqetësimin e tij, shpreson se përfshirja e ASHNA-së në këtë ligj nuk do të ndikoj në mbarëvajtjen e rregullt të punës në ASHNA-së.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Komunitetet janë pasuri për Kosovën, i dimë sfidat që ekzistojnë për bashkëqytetarët tonë romë, ashkali dhe egjiptianë

Kryeministri i Kosovës dhe kryetar i Vetëvendosjes, Albin Kurti, sfidon dhe përçmon opozitën për zgjedhjet e ardhshme

Kryeministri i Kosovës dhe kryetar i Vetëvendosjes, Albin Kurti, sfidon opozitën për zgjedhjet e ardhshme. …