ASK: Çmimet e prodhimeve bujqësore u rritën me 6.3 për qind brenda një viti

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se çmimet e prodhimeve bujqësore kanë shënuar rritje të ndjeshme gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak. Sipas të dhënave zyrtare, indeksi i përgjithshëm i çmimeve të prodhimeve bujqësore është rritur me 6.3 për qind. Rritjen më të lartë e kanë regjistruar prodhimet bimore, me 10 për qind, ndërsa prodhimet blegtorale janë shtrenjtuar mesatarisht për 2.9 për qind. Indeksi përfshin lëvizjet e çmimeve për drithërat, perimet, patatet, pemët, bimët foragjere, si dhe për produktet blegtorale, përfshirë gjedhët, delet, derrat, shpezët, qumështin, vezët dhe mjaltin. Të dhënat e ASK-së pasqyrojnë zhvillimet e çmimeve në sektorin bujqësor gjatë periudhës prill–qershor 2026, duke treguar vazhdimin e trendit të rritjes së kostos së prodhimit në këtë sektor.

Kontrolloni gjithashtu

Janina Ymeri: Importet vazhdojnë, qytetarët mbeten me reduktime

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kritikuar menaxhimin e sektorit energjetik, duke …