Janina Ymeri: Importet vazhdojnë, qytetarët mbeten me reduktime

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kritikuar menaxhimin e sektorit energjetik, duke pretenduar se vendi vazhdon të mbështetet në importe të energjisë elektrike, ndërsa qytetarët përballen me ndërprerje të furnizimit. Sipas saj, Kosova ka eksportuar energji gjatë orëve të para të ditës, ndërsa importet pritet të rifillojnë në orët e mbrëmjes. Ymeri pretendon se nga këto transaksione përfitojnë financiarisht Korporata Energjetike e Kosovës, si dhe kompani private që ajo i ka përmendur me emër. Deputetja e LDK-së ka kritikuar gjithashtu faktin se, sipas saj, qytetarët përballen me reduktime të energjisë, ndërkohë që banorët e Obiliqit vazhdojnë të jetojnë me ndotje të lartë të ajrit si pasojë e veprimtarisë energjetike.

Kontrolloni gjithashtu

Ehat Miftaraj: Ndërrimi i personit nuk e rinis afatin gjashtëmujor për ushtruesin e detyrës së presidentit

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se kufizimi kushtetues …