Valdete Daka: Vetëvendosja duhet të bëjë kompromis nëse synon të shmangë zgjedhjet e reja

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, vlerëson se përgjegjësia për zhbllokimin e situatës politike bie mbi partinë fituese të zgjedhjeve. Sipas Dakës, nëse Lëvizja Vetëvendosje synon të shmangë një proces të ri zgjedhor, duhet të ofrojë kompromis politik, përfshirë mundësinë që posti i presidentit t’i takojë opozitës. Ajo theksoi se opozita nuk ka detyrim të ndërmarrë hapin e parë, por pret ofertën e subjektit që ka fituar zgjedhjet. Daka shtoi se një zgjidhje e tillë nuk do të kërkonte domosdoshmërisht koalicion qeverisës, por vetëm një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit dhe vazhdimin e funksionimit të institucioneve.

Kontrolloni gjithashtu

ASK: Çmimet e prodhimeve bujqësore u rritën me 6.3 për qind brenda një viti

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se çmimet e prodhimeve bujqësore kanë …