Asllan Bajrami: RADIO KOSOVA E LIRË dhe KOSOVAPRESS, - 20 vjet nga themelimi i tyre

Asllan Bajrami: RADIO KOSOVA E LIRË dhe KOSOVAPRESS, – 20 vjet nga themelimi i tyre

Më 4 janar 1999, në flakët e luftës, –  Agjencia e Lajmeve “Kosovapress” dhe Radio Kosova e Lirë nisin së transmetuari të lajmeve për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për informimin e opinionit kombëtar dhe ndërkombëtar për luftën tonë çlirimtare, për krimet serbe mbi popullsinë civile, bombardimet e NATO-s dhe fitoren e UÇK-së bashkë me aleatët e saj, duke i dhënë fund pushtim serb mbi Kosovën.

Lajmet e Agjencisë “Kosovapress” dhe të Radios Kosova e Lirë ishin burimi kryesor i të gjitha emisioneve informative në Radio Tirana dhe në Televizionin Shqiptar. Bashkë me falënderimet për gjithçka që këto dy media kanë dhënë për çështjen e Kosovës, duke u bërë zëdhënës i së vërtetës dhe luftës së drejtë për çlirimin nga pushtuesi serb, – në emrin tim si përgjegjës i lajmeve për Kosovën pranë Radiotelevizionit Shqiptar dhe të ekipit të gazetarëve dhe reporterëve të luftës, shpreh urimet më të përzemërta për Agjencinë e Lajmeve “Kosovapress” dhe Radio Kosovën e Lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari amerikan, Shon Bërns, shpjegon para trupit gjykues përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së

Në një dëshmi përpara trupit gjykues në Hagë, dëshmitari dhe ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka …