Asnjë rast i prekur me ethe hemorragjike në Malishevë

Shtabi komunal për menaxhimin e situatës pandemike me ethe hemorragjike krime kongo (EHKK) në Komunën e Malishevës, në mbledhjen e mbajtur, e ka vlerësuar të qetë situatën me EHKK dhe nën kontroll, e gjithashtu u bë e ditur, se nuk ka asnjë rast të infektuar me virusin e EHKK. Këtë takim e ka drejtuar kryetari i shtabit, Liridon Hoti, ndërsa nga anëtarët e shtabit, u shpreh shqetësimi për mos realizimin e repelimit të kafshëve, proces i cili në vitet e kaluara, ka luajtur rol të madh, pasi repelimi konsiderohet si një proces i cili ndërpret ciklin e rriqrave dhe bartjen e tyre nga fusha. Po ashtu, sipas shtabit, deri më tani, procesi i dezinsektimit të zonave endemike është duke shkuar mirë, pavarësisht ndërprerjeve të herëpashershme, për shkak të kushteve atmosferike.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …