Astrit Dervishaj: Adem Jashari, sinonim i madhështisë

Vepra jote madhështore jote komandant është e madhe sa shtatë qiej
Pushka jote solli ngrohtësinë e lirinë së pritur, më të ngrohtë se 7 diej
Do të përulemi gjithmonë para veprës tënde legjendare komandant
Do të vijmë të sjellim lule bozhure të kuqe tek yt varri për 5,6 e 7 mars.

Krismat e pushkës tënde po thërrisnin liri dhe me gjak u la ajo pranverë
Komandant je shëmbëlltyrë e atdhedashurisë, dhe i tillë do jesh përherë
Liria e Kosovës ishte gjithçka për ty, ti i fale jetën asaj pa tu tremb ai sy
Të kërkon Kosova Baca Adem sot asaj i duhet një njeri madh siç ishe ti.

Bacë Adem me lot në sy te them se ta shkelen e ta përbuzën amanetin
Sot bishat që i luftove me pushkën tënde,po na e kushtëzojnë shtetin
Baca Adem me lot po qan Kosova e po pyet a ka më trima më Drenica
Po çohu edhe njëherë komandant çohu sikur dikur Azem Bejtë Galica.

Çohu shëroi plagët e Kosovës se vetëm ti ia di dhimbjet këtij atdheut
Çohu Baca Adem edhe njëherë se po të thërret emri i Skënderbeut
Çohu o trim mbi trima çohu se po të thërret kjo Kosova jote e përlotur
Çohu e përqafoje nënë Kosovën e shëroja shpirtin e saj të plagosur.

Çohu Baca Adem të thërret kjo Kosova ,ky atdhe i përbuzur e i shkelur
Çohu e jep shembull burrërie se këtu më burra si ti nuk kanë mbetur
Çohu le varrin,se po luajnë me fatin e Kosovës,po e ndajnë pak nga pak
Çohu se kjo tokë kërkon pushkën tënde dhe ende ndoshta kërkon gjak

Astrit Dervishaj: Radio-Kosova e lirë, Zëri i Lirisë

(Me rastin e 17 vjetorit të fillimit të transmetimit të programit nga  Radio- Kosova e Lirë)

Më 4 janar në vitin 1999  në kohën  më të vështirë

Filloi të dëgjohej zëri unik i Radios Kosova e Lirë

Ai ishte zë autentik që i dha mesazh të  gjithë botës

Ai zë unik ishte zëri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 

 Zëri më i ëmbël dhe më i ngrohtë  në male me borë 

Ai zë ishte lajmëtari i lirisë që po vinte në Kosovë

Radio Kosova e Lirë ishte si një frymëzim i luftës

Ata luftonin përmes fjalës e UÇK-ja përmes pushkës

 

 Sa e sa  njerëz sakrifikuan gjithçka që kishin nga vetja

Nga ky zë i shenjtë që dilte nga mali  thuhej e vërteta

Sa trimat e dhanë jetën ta mbronin këtë zë që kërkonte liri

Radio Kosova e Lirë ishte dhe mbetet si një mrekulli

 

 Dikur ishte zë i luftës për liri e sot i kujton ata dëshmorë 

E ftohtë me borë e acar është 4 janari sot në këtë 17 vjetor

Radio Kosova e Lirë  është trashëgim nga lufta e lirisë

Sot ajo i kujton ata që ranë dëshmorë dhe iu falen lavdisë               

 

 Sa të ketë shqiptar atdhedashës në këto toka në këtë  botë 

S’do harrohet zëri që dilte nga mali me borë por ishte i ngrohtë      

Nuk ndalet zëri që simbolizoi liri,s’mund të lidhet me zinxhirë

Rrosh e qofsh sa malet e Shqipërisë moj Radio Kosova e Lirë

(Autori është magjistër i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze)

Kontrolloni gjithashtu

Albert Zholi

-Albert Z. ZHOLI: Flasin për Ditën e Verës: Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka

Flasin Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka -Dita e Verës nuk …