Astrit Patozi ironizon opozitën e Sali Berishës: Ose duhet të ikë Edi Rama ose të largohemi fare nga Shqipëria

Astrit Patozi ironizon opozitën e Sali Berishës: Ose duhet të ikë Edi Rama ose të largohemi fare nga Shqipëria

Koordinatori i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, ka komentuar deklaratën e ish-kryeministrit Berisha, i cili disa ditë më parë u shpreh se e vetmja zgjidhje për situatën aktuale politike është kryengritja popullore me 51 format e mosbindjes civile. Patozi duke theksuar se opozita duhet të bindë elektoratin “gri”që të rrëzojnë qeverinë “Rama”, pasi të vetëm ata nuk do ia dalin të bëjnë ndryshime në politikë, e konsideroi deklaratën e Berishës patetetike. Ai tha: “Është patetike dhe është një lloj serumi që i jepet militantëve për të mbajtur shpirtin gjallë, por që nuk zgjidh asgjë. Pse? Palët përpiqen që Shqipërinë ta mbajnë bardh e zi. Qeveria thotë që ne kemi bërë më të mirën, kurse opozita thotë që kjo është një skëterrë ku nuk jetohet, ose duhet të ikë Edi Rama ose të largohemi fare nga Shqipëria. Në fakt Shqipëria ka ngjyrat e veta. Nuk është as bardh, as zi, por që palët i mbajnë në skalionet e tyre të mbledhura është problem i opozitës, ka thënë mes tjerash, Astrit Patozi.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …